LAJMI I FUNDIT:

Singapori bëhet shteti i parë në botë që lejon prodhimin e mishit të pulës në laborator

Singapori bëhet shteti i parë në botë që lejon prodhimin e mishit të pulës në laborator

Autoritetet në Sinagapur kanë miratuar lëshimin në treg të mishit që nuk vjen nga kafshët e therura.

Është një produkt i kompanisë, Eat Just nga San Francisco, e cila prodhoi mishin e pulës në laborator. Mishi është rritur nga qelizat e kafshëve dhe fillimisht do të shitet në formën e medaljoneve. Kompania nuk ka deklaruar saktësisht se kur produkti i saj do të dalë në treg, shkruan aljazeera.


Kohët e fundit, ka një kërkesë në rritje në treg për alternativa ndaj produkteve të mishit, pasi konsumatorët shqetësohen gjithnjë e më shumë për shëndetin e tyre, mirëqenien dhe të drejtat e kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit, transmeton Telegrafi.

Tregu për alternativat e mishit mund të jetë me vlerë 140 miliardë dollarësh në dekadën e ardhshme, ose rreth 10 për qind e industrisë globale të mishit.

Agjencia Rregullatore e Ushqimit e Singaporit (SFA) tha se një grup pune ekspert kishte rishikuar të dhënat mbi prodhimin dhe procesin e kontrollit të pulave të kultivuara Eat Just.

Kompania deklaroi se asnjë antibiotik nuk është përdor në procesin e prodhimit të këtij lloji të mishit dhe pula kishte një përmbajtje më të ulët mikrobiologjike sesa pula konvencionale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori