Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka zhvilluar sot diskutimin online “Kuvendi përballë dialogut Kosovë-Serbi”, ku morën pjesë deputetë të grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në hyrje të diskutimit, Jeta Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI, tregoi për punën dhe aktivitetet e KDI-së në funksion të rritjes së transparencës së procesit të dialogut, si dhe llogaridhënies së ekzekutivit karshi publikut për këtë çështje.
Gjatë diskutimit, u prezantua analiza “Fuqizimi i mbikëqyrjes parlamentare ndaj dialogut Kosovë-Serbi”, e cila paraqet një pasqyrë të asaj se si e ka ushtruar Kuvendi rolin e tij mbikëqyrës ndaj dialogut deri më tani, si dhe ofron rekomandime konkrete për deputetët e Kuvendit për të përmbushur në mënyrë më efektive mandatin e tyre mbikëqyrës ndaj këtij procesi.
Violeta Haxholli, autore e punimit në fjalë, vlerësoi nevojën për fuqizimin e Kuvendit si organi më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme dhe dialogut me Serbinë, duke qenë se dialogu është një nga proceset më të rëndësishme në të cilat po kalon vendi.
Ajo theksoi se procesi i dialogut me Serbinë vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të mospajtimeve dhe debateve të ashpra në Kuvend.
“Duke pasur parasysh që çështja e dialogut me Serbinë shkon përtej interesave partiake, partitë parlamentare duhet të tentojnë të ndërtojnë një qëndrim të përbashkët lidhur me qasjen ndaj Serbisë dhe dialogut në veçanti. Një qëndrim i përbashkët i një spektri më të gjerë politik do të fuqizonte vet rolin mbikëqyrës të Kuvendit ndaj procesit të dialogut”, shtoi Haxholli.
Në anën tjetër, deputetët e Kuvendit shprehën perspektivën e tyre lidhur me dialogun Kosovë-Serbi në përgjithësi, si dhe rolit që Kuvendi duhet të ketë në raport me këtë proces. Edhe gjatë këtij diskutimi, u evidentuan dallimet e mëdha që ekzistojnë mes partive politike parlamentare lidhur me këtë proces.
Fitore Pacolli-Dalipi nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi që mbikëqyrja e Kuvendit karshi Qeverisë nuk ka mundur të jetë efikase për shkak të qasjes së qeverisë, e cila ka raportuar sa për sy e faqe, ndërsa në shumë raste ka pasur kushtëzim të raportimeve të ministrave apo kryeministrit, qoftë në kohëzgjatje apo përmbajtje të pyetjeve.
Sipas saj, në situatën kur Kuvendi është jo-funksional, duhen zgjedhje të reja parlamentare, ndërsa deri në formimin e një qeverie të re legjitime, të ndërpritet procesi i dialogut.
Ndërsa, Faton Bislimi, deputet nga radhët e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës vlerësoi që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë barrë e të gjitha institucioneve dhe partive politike në vend, e jo vetëm e Qeverisë apo ndonjë partie të caktuar.
Bislimi shtroi nevojën për formimin e një komisioni të veçantë për procesin e dialogut, ku do të përfaqësoheshin të gjitha grupet parlamentare, e që si mekanizëm do të ishte linja e parë e frontit mbikëqyrës të Kuvendit në raport me Qeverinë dhe ekipin negociues.
Edhe nga Blerta Deliu-Kodra, nga radhët e subjektit opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, u deklarua që procesi i dialogut ka humbur vëmendjen, e cila është zhvendosur sidomos pas zhvillimeve të fundit me Gjykatën Speciale.
Deputetja Deliu-Kodra ritheksoi që me brishtësinë e saj, Qeveria nuk ka asnjë mundësi të arrijë një marrëveshje ndërkombëtare që mund të sillet dhe aprovohet në Kuvend, prandaj është i domosdoshëm, sipas saj, një kompromis mes forcave politike në vend.
“Raportimet e ekzekutivit kanë qenë më tepër sa për të kryer një obligim, por ne si deputetë nuk kemi marrë asgjë konkrete sa i përket temave të diskutuara apo të ngritura nga deputetët” shtoi ajo.
Në anën tjetër, Time Kadrijaj, si deputete e AAK-së dhe njëkohësisht kryetare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, potencoi që pas zhvillimeve të fundit, dialogu duhet të ndërpritet deri në krijimin e kushteve më të mira për rifillimin e tij. Sipas saj, nuk mund të vijohet me një proces deri të dialogut, derisa në Serbi janë duke u kryer zhvarrosjet e trupave të personave të pagjetur.
Nga radhët e pjesëmarrësve tjerë të këtij diskutimi, u ngritën për diskutim çështja e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, temat dhe çështjet që mund të arrihet konsensus, si dhe asaj se çfarë kanë bërë institucionet tona për faktin që gati 1/3 e personave të pagjetur janë jo shqiptarë.
Panelistët u pajtuan që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të formohet pa qenë në përputhje të plotë me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, ndërsa kërkuan që çështja e personave të pagjetur të zgjidhjet sa më shpejtë, pavarësisht etnisë së tyre, duke kërkuar presion të bashkësisë ndërkombëtare për Serbinë, e cila duhet të zbulojë vendndodhjen e këtyre varrezave masive.
Diskutimi u organizua në kuadër të projektit “Promovimi i një procesi të mirinformuar dhe pjesëmarrës në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi” i mbështetur nga Ambasada e Zvicrës dhe Ambasada Gjermane në Kosovë. Ky diskutim u zhvillua në respektim të plotë të masave të institucioneve relevante për parandalimin dhe luftimin e pandemisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova