LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Fitorja e djeshme në Podujevë ishte referendum

Sveçla: Fitorja e djeshme në Podujevë ishte referendum

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, duke folur për fitoren e djeshme të Shpejtim Bulliqit në Podujevë,  tha se fitorja e VV-së në këtë komunë ishte referendum, derisa nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun e ka quajtur sundimtar.

“Zoti Veliu ishte sundues, në zgjedhëm shërbyes për qytetarët. Po them sundues duke e pas parasysh sistemin e vjetër dhe të mentalitetit qeverisës. Pra, smund t’i quash me emër tjetër kur i sheh sa gjatë kanë qeverisur”, tha Sveçla.

Ai shtoi se qytetarët llapjanë e përqafuan konceptin e VV-së në mënyrë plebishitare.


“Ne e kishim kandidat deputetin e VV-së. Qeverisja e kaluar duke parë rezultatin dhe humbjen e zgjedhjeve, ata nxitën tensione. Edhe incidenti ishte provokim i tyre. Në panikë e sipër duke mos pasur  mundësi që të ofronin alternativë tjetër, atëherë ata zgjodhën rrugën e të fortit”, tha Sveçla duke komentuar incidentit e dy ditëve para zgjedhjeve në Podujevë.

Sipas tij, qytetari këtë qasje e dënoi me votë. “Ky rezultat reflekton disponimin edhe në tërë Kosovën. Qytetari është vetëdijesuar dhe më s’po pranon fjalë boshe, qytetari po kërkon qeverisje të drejt dhe atë VV-ja e ka premtuar”, theksoi ai, në RTK.

Ish ushtrues i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme shtoi se qeverisja nëntëmujore e Bulliqit në Podujevë do të ndikojë që të merr besimin edhe për një mandat të ri katërvjeçar.

Sa i përket asaj se çfarë ndikoi në fitoren e VV-së, Sveçla tha se themeli i fitores është koncepti ndryshe i kësaj partie karshi partive tjera.

“Ka edhe një lloj hakmarrje ndaj tradhtisë që LDK-ja i bëri Podujevës. Komunën dëshirojmë t’ia kthejmë qytetarëve”, tha Sveçla.

Duke folur për sondazhet në nivel vendi, Sveçla tha se ato pasqyrojnë një rritje të VV-së ashtu siç ishte referendumi i djeshëm në Podujevë. “Ashtu do të jetë edhe në nivel vendi, prandaj partitë tjera s’po dëshirojnë zgjedhje dhe janë në panikë. Zgjedhjet janë të pashmangshëm dhe subjektet tjera s’do të duhej t’i parandalonin ato”, shtoi ai.

“Se a ka zgjedhje a jo është vendimi i Gjykatës Kushtetues që pritet tash së shpejti, sepse dihet se deputeti i dënuar votoi dhe vota e tij nuk është legjitime për këtë qeveri që e kemi”, tha Sveçla.

Në trend Lajme

Më shumë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë

"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Lajme
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Drejtësi
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Kalo në kategori