LAJMI I FUNDIT:

Morina thotë se ekipi i tij kishte ardhur për ta bërë befasinë në Suharekë

Morina thotë se ekipi i tij kishte ardhur për ta bërë befasinë në Suharekë

Arbëria është mposhtur 2-1 në udhëtim te Ballkani në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.

Trajneri Arbnor Moria ka deklaruar pas ndeshjes se edhe pse skuadra e tij pësoi humbje, ata kishin shkuar në Suharekë për të shkaktuar befasi, derisa ka lënë mesazh edhe për trajnerët e skuadrave të tjera.


“Na mungoj së pari koncentrimi kur i pranuam dy gola në fillim të ndeshjes, mirëpo gjërat tjera kanë qenë mirë”, ka thënë trajneri i Arbërisë për ‘ArtSport’.

Triumfi i radhës për Ballkanin, fiton ndaj Arbërisë dhe rrit diferencën në krye
Lexo po ashtu Triumfi i radhës për Ballkanin, fiton ndaj Arbërisë dhe rrit diferencën në krye

“Kemi ardh me luajt me një ekip shumë të kompletuar i cili deri më tashti nuk po dinë për humbje, por kemi ardh me bo një befasi”.

“Nëse nuk e kemi arritur befasinë me rezultat e kemi arrit me lojë. Por, lojës së mirë është mirë me ia shtua edhe pikat në fund. Ballkanit i uroj sukses në vazhdim”.

“Në fillim na kanë nënçmuar bajagi shumë, tash është me rendësi se po na përkrahin shumë. I kisha falënderua të gjithë trajnerët që po na përkrahin dhe po e flasin realitetin për këtë djem që po zhvillojnë futboll të bukur”, përfundoi Morina. /Telegrafi/