LAJMI I FUNDIT:

Serbia tërheq vendimin, nuk dëbohet ambasadori malazez

Serbia tërheq vendimin, nuk dëbohet ambasadori malazez

Serbia do të tërheqë në mënyrë të njëanshme vendimin për dëbimin e ambasadorit malazez në Beograd, Tarzan Millosheviq, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Kjo e fundit u tha gazetarëve se një vendim i tillë u mor në takimin e sotëm me presidentin, Aleksandar Vuçiq dhe Ministrin e Jashtëm, Nikola Selakoviq, raporton b92.


Ajo tha se Vuçiq kërkoi nga Qeveria të marrë në konsideratë vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për ta shpallur Millosheviqin një person non grata.

Mali i Zi dhe Serbia dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit
Lexo po ashtu Mali i Zi dhe Serbia dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit

Ajo shtoi se udhëheqja shtetërore e Serbisë u këshillua me përfaqësuesit e serbëve në Mal të Zi për tërheqjen e vendimit, të cilët mbështetën një veprim të tillë.

Vendimi për dëbimin e Millosheviqit u mor dje pasi Mali i Zi e shpalli ambasadorin serb në Podgoricë, Vladimir Bozoviç. një person “non grata” dhe i kërkoi të largohet nga vendi brenda 72 orësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori