LAJMI I FUNDIT:

Bekim Jashari e falënderon Osmanin që e dekoroi Rifat Jasharin me “Urdhrin e Lirisë”

Bekim Jashari e falënderon Osmanin që e dekoroi Rifat Jasharin me “Urdhrin e Lirisë”

Ushtruesja e detyrës së presidencës, Vjosa Osmani, në nderë të festës së 28 Nëntorit, ka ndarë “Urdhrin e Lirisë”, Rifat Jasharit.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka falënderuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.


Ai ka thënë se ky është nder dhe respekt që iu tregua familjes së tij, veçanërisht mixës Rifat.

Më tej shtoi se për shkak të gjendjes pandemike, Rifati tash e sa kohë ndodhet në Gjermani.

“U.D Presidentja e Republikës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë mixhës, Rifat Jasharit, ‘Urdhrin e Lirisë’, në shenjë nderimi për familjen Jashari dhe kontributin e tij atdhetar. Në emrin tim dhe të familjes Jashari, falënderoj U.D Presidenten për nderin dhe respektin e treguar ndaj familjes sonë dhe në veçanti mixhës Rifat. Për shkak të gjendjes pandemike, mixha Rifat, tash e sa kohë ndodhet në Gjermani, por me mendje e me zemër edhe sot si në çdo ditë tjetër është me ne”.

Për 28 Nëntor, Osmani i ndan "Urdhrin e Lirisë", Rifat Jasharit
Lexo po ashtu Për 28 Nëntor, Osmani i ndan "Urdhrin e Lirisë", Rifat Jasharit

“Të fala për të gjithë shqiptarët nga gjaku i mësuesit e plakut të urtë, Shaban Jashari, heronjve tonë, Adem e Hamëz Jashari, nga mixha Rifat Jashari”.

“I dashur mixhë, të paçim gjatë, të presim me padurim. Gëzuar festat e Nëntorit”, tha ai. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori