LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj priti në takim ambasadorin italian, diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe pandeminë

Hoxhaj priti në takim ambasadorin italian, diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe pandeminë

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin Italian, Nicola Orlando, me të cilin kanë biseduar  për situatën aktuale në Kosovë, përfshirë Gjykatën Speciale, pandeminë dhe krizën institucionale e politike.

Hoxhaj ka thënë se Italia që nga viti 1999 gjithnjë ishte në krah të Kosovës dhe të luftës së saj të drejtë, transmeton Telegrafi.


“Lufta e drejtë e UÇK-së krijoi rrethana të reja, në të cilat Kosova aspiroi dhe vazhdon të aspirojë vlerat evropiane për ndërtimin e një shoqërie demokratike e të sigurt për të gjithë qytetarët. Bashkëpunimi midis dy vendeve tona do të vazhdojë edhe më tej, për ta jetësuar, tani, anëtarësimin e Kosovës në familjen evropiane”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Tutje ai ka shkruar “Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën rreth pandemisë Covid-19, duke konstatuar se kjo situatë duhet të menaxhohet me sa më shumë përgjegjësi dhe angazhim me të gjitha kapacitetet institucionale e njerëzore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori