LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i reagon në lidhje me pretendimet e Malcom Simmons se ky mision nuk ishte i paanshëm

EULEX-i reagon në lidhje me pretendimet e Malcom Simmons se ky mision nuk ishte i paanshëm

Misionit i EULEX-it në Kosovë, ka reaguar pas raportimeve të fundit lidhur me kërkesën e ish-presidentit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar, pasi që ai pretendon se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë nuk ka qenë e paanshme.

Në një reagim për media, EULEX thotë se nëse kjo është e vërtetë, nuk do të jetë hera e parë që Simmons ka bërë përpjekje që ta paraqesë versionin e tij, të njëanshëm dhe të pavërtetuar të shkeljeve të pretenduara gjatë kohës sa ai ishte gjyqtar në Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit.

Donika Kadaj-Bujupi përplaset me Shkëmb Manaj në Komision: Unë s’jam frikacake si ti, të njoh moti kogja mirë
Lexo po ashtu Donika Kadaj-Bujupi përplaset me Shkëmb Manaj në Komision: Unë s’jam frikacake si ti, të njoh moti kogja mirë

“Para së gjithash, duhet të theksohet se Simmons ka refuzuari të bashkëpunojë me një ekip hetimor të udhëhequr nga një gjyqtar në pension i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili u krijua për ta hetuar shkallën e shkeljeve të mundshme të raportuara nga Simmons. Kur atij iu dha mundësia për t’i mbështetur pretendimet e ndryshme të tij, Simmons nuk mundi t’i ofrojë ekipit hetues ndonjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tij.


Për më tepër, në vitin 2016, një hetim i pavarur i drejtuar nga një ish-gjyqtar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me pretendimet për shkeljet e mundshme nga Simmons në tre çështje individuale gjatë kohës së tij si gjyqtar në Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit u hetuan dhe u përfunduan. Në të tre rastet, me këshillat e bordit disiplinor u pajtuan autoritetet përgjegjëse dhe ato iu komunikuan Simmons dhe autoritetit dërgues të tij, pra Mbretëria e Bashkuar, i cili e kishte punësuar Simmons gjatë kohës sa ishte gjyqtar në Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit. Vendimi përfundimtar lidhur me masat të cilat duhej ndërmarrë si përgjigje ndaj këshillave të bordit disiplinor lidhur me shkeljet e Simmons i takon autoriteti dërgues të tij në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

EULEX thekson se në vitin 2019, Simmons inicio procedurë ligjore para Tribunalit të Punësimit në Mbretërinë e Bashkuar kundër punëdhënësit të tij në MB në të cilën ai përsëri iu referua po këtyre pretendimeve kundër Misionit të BE për Sundimin e Ligjit.

“Tribunali i Punësimit, i cili është një Gjykatë Britanike, e hodhi poshtë kërkesën e Simmons që në këto procedura të merrte pjesë edhe Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit”, thuhet në reagim. /Telegrafi/