LAJMI I FUNDIT:

Donika Kadaj-Bujupi përplaset me Shkëmb Manaj në Komision: Unë s’jam frikacake si ti, të njoh moti kogja mirë

Donika Kadaj-Bujupi përplaset me Shkëmb Manaj në Komision: Unë s’jam frikacake si ti, të njoh moti kogja mirë

Kërkesa e ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar, nxiti përplasje në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion në mes kryetarit të këtij komisioni nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj dhe deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Manaj fillimisht bëri të ditur se këtë shkresë e kishin pranuar në fund të korrikut të këtij viti.


“Në fund të muajit korrik të këtij viti, pastaj kemi shkuar në pushim mes dy sesioneve. E kemi diskutuar me koordinatorin e Komisionit për këtë çështje dhe kemi prit që në ndonjë prej mbledhjeve të radhës ta trajtojmë. Secila shkresë duhet të përcjellët te secili anëtar i komisionit brenda dite, nuk e di pse nuk ka ardhur”, ka thënë Manaj.

Pas kësaj ka reaguar deputetja Kadaj-Bujupi, ajo tha se administrata këtu nuk ka të bëjë fare. Ajo fajësoj kryetarin e këtij komisioni për shkelje të ligjit, shkruan Telegrafi.

“Së pari e keni shkel ligjin, sepse me ligj është dashtë që në momentin kur e ki kuptu që ka pretendime për vepra penale nga një institucion e ki obligim me raportua. Nuk është korrekte që nuk na ke njoftuar për letrën”, u shpreh Kadaj-Bujupi.

Ajo më tej pyeti kryetarin e këtij komisioni, Shkëmb Manaj se përse e ka mbajtur të fshehtë këtë kërkesë.

“Pse e ke mshef, a je tut me pru a, kush të ka than me mshef shkresën. Unë nuk jam frikacake si ti mos me guxu me pru shkresën. E ki shkel kodin penal”, tha Kadaj-Bujupi.

E deputeti Manaj pastaj i është përgjigjur deputetes së AAK-së se “ne njihemi mirë kogja moti”.

Ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons përmes kësaj shkrese pretendon se drejtësia e EULEX-it ka qenë e njëanshme.

“Drejtësia ndërkombëtare në Kosovë nuk ka qenë e paanshme, ka qenë e njëanshme dhe e njëjta është përdorur si isntrument për realizimin e qëllime politike…
Në rast se do të iniciohet rast, i njëjti ka treguar gatishmëri të dëshmoj personalisht para komisionit hetimor që do të konstituohet nga Kuvendi”, thuhet në kërkesë të cilën e lexoj kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori