LAJMI I FUNDIT:

Biden: Imunizimet e para do të fillojnë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit

Biden: Imunizimet e para do të fillojnë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit

Joe Biden po mban një fjalim rreth festës kombëtare të njohur si “Dita e Falënderimeve”.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Biden iu është drejtuar kombit amerikan duke përcjell mesazhe të bashkimit në kohë të pandemisë.

Demokrati pohoi se “imunizimet e para do të fillojnë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit”.


“Ne duhet të kujtojmë, ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin”, thotë ai dhe më tej shton se “Të gjithë jemi së bashku në këtë, raporton theguardian.

Ai thotë se po lutet për njerëzit që kanë humbur të dashurit e tyre që nga Falënderimet e fundit. Demokrati pohoi se si familja e tij ka thyer traditën e udhëtimit për pushime, transmeton Telegrafi.

“Këtë vit, sepse kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, do të kemi një Falënderim të veçantë”, thotë ai.

“Unë e di se sa e vështirë është të heqësh dorë nga traditat familjare. Por është kaq shumë e rëndësishme. Vendi ynë është në mes të një kulmi dramatik të rasteve. Ne duhet të përpiqemi të ngadalësojmë rritjen e këtij virusi”, thotë Biden. Ai thotë se “ua kemi borxh” punonjësve të kujdesit shëndetësor që luftojnë virusin.

“Ne ua kemi borxh bashkëqytetarëve tanë që kanë nevojë për qasje në shtretërit e spitalit … kjo është fjalë për fjalë detyra jonë patriotike si amerikanë”, tha Biden.

Fauci ka pranuar të punojë me Bidenin për coronavirusin
Lexo po ashtu Fauci ka pranuar të punojë me Bidenin për coronavirusin

Ai bëri thirrje për mbajtjen e maskave, distancës sociale dhe madhësive të kufizuara të grupeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një "straight" mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Kalo në kategori