Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avi Bytyçi, i ka reaguar nënkryetares së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ka thënë se AAK nuk ka kërkuar përkrahjen e Enver Hoxhajt për ta bërë Ramush Haradinajn president, por kanë kërkuar përkrahjen e themeluesve të PDK-së.
Bytyçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Hoxhaj flet në emër të PDK-së, e ai sot foli shumë qartë.
Postimi i plotë i Bytyçit:
“Time Kadrijaj paska thënë se ata i paskan kërkuar përkrahjen e themeluesve të PDK-së për kandidatin e tyre për President.
Koment:
Tre prej themeluesve të PDK-se gjinden në Hagë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka kryetarin e saj në detyrë, e ai është z. Enver Hoxhaj.
Si i tillë z. Hoxhaj flet në emër të PDK-së, e ai sot foli shumë qartë.
Partia Demokratike e Kosovës ka votë vetëm për propozimin që buron nga PDK për pozitën e Presidentit!”, ka shkruar Bytyçi.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për kandidaturën e tij për president të vendit, ka thënë se kanë qenë afër përmbylljes së marrëveshjes me Thaçin dhe Veselin për kandidaturën e tij për president.
Ndërsa, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj gjatë një debati televiziv ka thënë se tema e presidentit nuk është diskutuar në PDK.
“Do të ishte absurde që ne të votojmë një kandidat të partnerëve të koalicionit, ku një herë e kemi bërë Ramush Haradinajn kryeministër, një herë Isa Mustafën, dhe në vitin 2021 ne ta votojmë një kandidat që do të vijë nga ta. Presidenti është çështje e koalicionit. Ne s’mund t’i japim premtim asnjë personi për votë të presidentit…”, ka thënë Hoxhaj.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj duke thënë se nuk kanë kërkuar përkrahjen e Enver Hoxhajt, por kanë kërkuar përkrahjen e themeluesve të PDK-së.
Ajo ka thënë se në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi, duhet një president si Ramush Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze