LAJMI I FUNDIT:

Unitedi i ‘hakmerret’ Basaksehirit – forcon pozitën e parë në grup

Unitedi i ‘hakmerret’ Basaksehirit  – forcon pozitën e parë në grup
Foto: Man Utd/Twitter

Manchester United ka fituar 4-1 në shtëpi kundër Basaksehirit në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq e filluan mjaftë mirë takimin, pasi kaluan në epërsi pas vetëm shtatë minutash lojë me një gol të mrekullueshëm nga Bruno Fernandes.


Por, mesfushori portugez (19′) tregoi edhe një herë se është mjaftë i disponuar për lojë dhe shënoi  golin e tij të dytë dhe të dytin për Unitedin në këtë takim.

Më pas, skuadra angleze fitoi edhe një penallti, të cilën në gol e konvertoi Marcush Rashford në Minutën e 35-të.

Pjesa e dytë kishte disi një ritëm më të ngadaltë dhe United nuk rrezikonte aq shumë si në 45 minutat e parë.

Nëpërmjet disa goditjeve nga këndi të ekzekutuara nga Alex Telles, skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer tentoi të thellonte edhe më shumë epërsinë.

Në anën tjetër, Basaksehir arriti që të ngushtonte epërsinë e vendasve me një gol të realizuar nga Deniz Turuc në minutën e 76-të.

Por, skuadra angleze arriti që të vuloste fitoren e tyre me një gol nga Daniel James në minutën e 90+2.

Pas rrethit të katërt, Unitedi është lider i Grupit H me nëntë pikë, Paris Saint-Germain e Rasenball Sport Leipzig me nga gjashtë dhe Basaksehir me tri sosh. /Telegrafi/

https://twitter.com/FTTVWORLD/status/1331329172418027530

https://twitter.com/FTTVWORLD/status/1331332363528396802

https://twitter.com/supremechris999/status/1331337430897745926

Në trend Sport

Më shumë
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

La Liga
France Football po ndryshon një rregull për Topin e Artë - lajm fantastik për Lewandowskin

France Football po ndryshon një rregull për Topin e Artë - lajm fantastik për Lewandowskin

Ndërkombëtare
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Klubi që mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në rrethanat më unike për sezonin e ardhshëm

Klubi që mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në rrethanat më unike për sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Ronaldo në Bundesliga? Gazetari i njohur përditëson të ardhmen e portugezit

Ronaldo në Bundesliga? Gazetari i njohur përditëson të ardhmen e portugezit

Bundesliga
Kalo në kategori