LAJMI I FUNDIT:

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Pensilvani – fiton Joe Biden

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Pensilvani – fiton Joe Biden

Demokrati, Joe Biden është certifikuar si fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Pensilvani, duke arritur kulmin e tre javëve të numërimit të votave dhe një varg sfidash të dështuara ligjore të Donald Trumpit, thanë zyrtarë të shtetit pak çaste më parë.

Departamenti i Shtetit i Pensilvanisë “vërtetoi rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit në Pensilvani për president dhe nënkryetar të Shteteve të Bashkuara”, shkroi guvernatori Tom Wolf në llogarinë personale në Twitter.

“Siç kërkohet nga ligji federal, unë kam nënshkruar Certifikatën e Vërtetimit për listën e zgjedhësve për Joe Biden dhe Kamala Harris”, shkroi Wolf.


Departamenti i shtetit tha se “certifikata e konstatimit” e Wolfit është dërguar në arkivën kombëtare në Uashington, DC.

Rezultatet tregojnë se Biden dhe Harris morën 3.46 milionë vota, Trump dhe nënpresidenti, Mike Pence kanë fituar 3.38 milionë gjersa kandidatja e partisë, Libertarian, Jo Jorgensen ka 79 mijë vota.

Trump, i cili humbi 20 votat elektorale të shtetit ndaj Biden, e kishte bërë Pensilvaninë, pjesë kryesore të përpjekjeve ligjore për t’i shpallur të pavlefshëm rezultatet e zgjedhjeve. /Telegrafi/