LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i princeshës Diana thotë se seriali “The Crown” është hamendje dhe trillim

Vëllai i princeshës Diana thotë se seriali “The Crown” është hamendje dhe trillim
Foto: YouTube/Netflix

Charles Spencer, vëllai i princeshës Diana, nuk ka mundur të shikojë më shumë se një episod të serialit “The Crown”, duke qenë se nuk, sipas tij, nuk ka përmbajtje nga jeta reale e saj.

Ai ka thënë se e ka pasur të vështirë ta shikojë karakterin e motrës së tij, ndërsa ka paralajmëruar se publiku duhet ta kuptojë serialin si trillim.

Sezoni i katërt i serialit të popullarizuar ka nisur shfaqjen në Netflix më 15 nëntor, ndërsa ndjek intrigat e familjes mbretërore, ku përfshihet edhe princesha Diana.


Duke folur në emisionin Love Your Weekend, vëllai i princeshës së ndjerë ka thënë se ngjarja në serial është e gjitha hamendje dhe trillim.

Sezoni i ri i serialit "The Crown" sjell princeshën Diana dhe Margaret Thatcher
Lexo po ashtu Sezoni i ri i serialit "The Crown" sjell princeshën Diana dhe Margaret Thatcher

“Seriali e ka bazën mbi faktet, mirëpo ato pjesët e rëndësishme ndërmjet nuk janë fakte. Producentët më kanë lutur që të xhironin në shtëpinë tonë familjare, por nuk e kam miratuar këtë”.

“Më shqetëson fakti se njerëzit duke e shikuar serialin do të harrojnë se e gjitha është trillim. Një pjesë e publikut e përjeton serialin si mësim të historisë, që në fakt nuk është dhe është detyrë e imja që t’i paralajmëroj për këtë”, ka deklaruar Spencer. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Kate Middleton shtatzënë për herë të katërt?

Kate Middleton shtatzënë për herë të katërt?

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Magazina
Kalo në kategori