Disa lagje të qytetit edhe sot po përballen me mungesë të energjisë elektrike, për çfarë sërish ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Kurse KOSTT ka njoftuar se aktualisht Bregu i Diellit, një pjesë e Mati 1 dhe një pjesë e Velanisë janë pa furnizim me energji elektrike
Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “edhe njëherë kabllot e KOSTT që furnizojnë trafot e KEDS janë djegur”.
“Këto janë asete të KOSTT. Shpesh këto po shkaktojnë drejtime gishtash te njëri tjetri. Sot disa herë na lajmëruan që KEDS po asiston KOSTT për ti rregulluar. Në bisedën e fundit – premtuan se rregullohet brenda dy orësh”, ka shkruar Ahmeti, përcjell Telegrafi.
Më tej Ahmeti ka thënë se “Komuna nuk ndal dhe nuk lëshon rrymë”.
“KOSTT është kompani Publike e nivelit qendror dhe ka përgjegjësinë e përçimit të rrymës prej KEK deri tr KEDS, pra tensionin e lartë. KEDS është kompani private dhe blen rrymë nga KEK dhe importues, dhe pastaj e paguan KOSTT për kalimin e rrymës nëpër rrjetin e tyre deri te trafo. Pastaj na e sjell në shtëpitë tona dhe na e shet. Meqenëse nuk i lajmërohen të gjithë qytetarëve, po mundohemi të ju mbajmë të informuar”, ka thënë Ahmeti.
“Tash është prioritet kthimi rrymës. Presioni im nuk i shpejton inxhinierët. Pas përfundimit të kësaj krize, do të kuptojmë në detaje prishjen dhe do marrim masa që të sigurohemi se situata të tilla nuk ndodhin më”, ka shkruar ai.
Konsumatorët e lagjes Bregu i Diellit që nga mesdita janë pa energji elektrike, ndërkohë që KOSTT dhe KEDS po vazhdojnë punën në nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 për largimin e kabllove të dëmtuara, pastrimin e kanaleve dhe montimin e 12 kabllove të reja për të mundësuar kyçjen e transformatorit TR3.
Në një njoftim për media të KOSTT thuhet se aktualisht Bregu i Diellit, një pjesë e Mati 1 dhe një pjesë e Velanisë janë pa furnizim me energji elektrike.
KOSTT kërkon nga qytetarët mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve me qëllim që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe stabil nga nënstacioni Prishtina 2 gjatë sezonit të dimrit.
Ndryshe, lagjja Bregu i Diellit në kryeqytet edhe ditëve të kaluara është përballur me mungesa të gjata të furnizimit me energji elektrike. Gjatë së shtunës pati ankesa edhe nga banorët e lagjes Mati dhe Lagjes së Spitalit për mungesë të energjisë elektrike për më shumë se 10 orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025