Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) lëshoi të shtunën autorizimin për përdorim urgjent të terapisë me antitrupa kundër COVID-19, të kompanisë farmaceutike Regeneron, i njëjti trajtim eksperimental që iu dha presidentit, Donald Trump dhe që ai tha se e ndihmoi të shërohej nga sëmundja.
FDA-ja tha se antitrupat monoklonalë, duhet të përdoren për trajtimin e pacientëve, fëmijë apo të rritur, me simptoma të buta e të moderuara të COVID-19-s, tek të cilët sëmundja është në rrezik të lartë për të përparuar në simptoma më të rënda. Kjo përfshin dhe trajtimin e personave që janë 65 vjeç e sipër apo ata me disa sëmundje kronike të caktuara, raporton cnn.
Trajtimi është pjesë e një lloji barnash të njohura si antitrupa monoklonalë, që janë kopje të prodhuara të antitrupave që prodhon trupi i njeriut për të luftuar infeksionet, transmeton Telegrafi.
I ashtuquajturi “kokteji i antitrupash”, Regen-COV2, që përmban një antitrup të prodhuar nga kompania dhe një të dytë të marrë nga njerëzit e shëruar nga COVID-19, është prodhuar në mënyrë të tillë që të dy antitrupat të lidhen me proteinat e coronavirusit për ta parandaluar atë të hyjë në qelizat e shëndetshme të njeriut.
Kompania Regeneron tha të shtunën se provat klinike me pacientë jo të shtruar sugjerojnë se antitrupat monoklonalë si REGEN-COV2 japin rezultate më të mëdha kur jepen menjëherë pas diagnozës dhe tek ata pacientë të cilët sistemi imunitar i tyre ende nuk ka reaguar ndaj sëmundjes apo me ngarkesë të lartë virale.
Kompania tha se pret që deri në fund të këtij muaji të ketë doza të mjaftueshme për trajtimin me REGEN-COV2 të rreth 80 mijë pacientëve, ndërsa në javën e parë të janarit do të ketë doza për rreth 200 mijë pacientë të tjerë dhe për 300 mijë deri në fund të po atij muaji (janarit).
FDA-ja thotë se antitrupat nuk janë autorizuar t’u jepen pacientëve të shtruar në spital për shkak të coronavirusit ose që kërkojnë terapi me oksigjen për shkak të COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj