LAJMI I FUNDIT:

Koeman i zhgënjyer me humbjen: Një ekip si Barcelona nuk mund të pranojë një gol të tillë, duhet të përmirësohemi

Koeman i zhgënjyer me humbjen: Një ekip si Barcelona nuk mund të pranojë një gol të tillë, duhet të përmirësohemi

Ronald Koeman shprehu zhgënjimin e tij pas humbjes së Barcelonës në derbin e javës në La Liga ndaj Atletico Madridit.

Barcelona u mposht 1-0 në udhëtimin e tyre te Atletico me anë të një goli të Yannick Carrasco në minutat shtesë të pjesës së parë, kjo edhe për fajin e portierit Marc-Andre Ter Stegen.


Kjo humbje në këtë lloj mënyrë e ka zhgënjyer edhe trajnerin holandez, Koeman, i cili e sheh si të papranueshëm një gol si ky.

Atletico Madridi triumfon në derbi e javës ndaj Barcelonës
Lexo po ashtu Atletico Madridi triumfon në derbi e javës ndaj Barcelonës

“Ne kemi luajtur mirë në pjesën e parë, por një ekip si Barcelona nuk mund të pranojë një gol në minutën e 47-të siç pranuam ne”, ka thënë fillimisht Koeman.

“Jam i shqetësuar si çdo trajner. Ka shumë lëndime këto ditë për shkak të orarit që kemi. Unë do të pres deri nesër për të parë se si po ecin dy lojtarët [Pique dhe Sergi Roberto]; Nuk e di nëse do të jenë jashtë fushave për ca kohë. Nuk kam folur me mjekun akoma”.

“Ne duhet të përmirësohemi në sulm dhe mbrojtje. Ne e dimë që duhet të vazhdojmë me ndeshjet fituese. Lojtarët po punojnë mirë, por ne duam rezultate më të mira”.

Simeone lavdëron lojtarët e tij pas fitores ndaj Barcelonës dhe zgjatjes së serisë pa humbje në La Liga
Lexo po ashtu Simeone lavdëron lojtarët e tij pas fitores ndaj Barcelonës dhe zgjatjes së serisë pa humbje në La Liga

“Në parim kemi bërë më të mirën tonë. Pastaj kishim dy shanse shumë të pastra për të barazuar. Është gjithmonë e vështirë, e dimë që Atletico mbrohet shumë mirë. Goli i pranuar ishte faji ynë; nuk është mirë dhe nuk mund të ndodhë”.

“Si çdo trajner unë jam përgjegjës. E dimë që duhet të përmirësojmë rezultatet dhe duhet t’u besojmë lojtarëve që kemi. Ne duhet të përmirësohemi në sulm dhe mbrojtje. E dimë se duhet të vazhdojmë me ndeshjet fituese”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori