LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna armësh në një qendër tregtare në Wisconsin të SHBA-së, raportohet për të plagosur

Të shtëna armësh në një qendër tregtare në Wisconsin të SHBA-së, raportohet për të plagosur

Shumë njerëz u qëlluan me armë të premten pasdite sipas kohës lokale në Mayfair Mall në Wauwatosa, Wisconsin, dhe policia është ende në kërkim të personit të dyshuar.

Sipas medieve amerikane, përcjell Telegrafi, incidenti filloi pak para orës 3 pasdite të premten kur oficerët u thirrën për një situatë aktive me të shtëna në një qendër tregtare, rreth 7 milje në perëndim të Milwaukee.


Të paktën tre pacientë u panë duke u marrë me ambulancë nga vendi i ngjarjes, kanë raportuar mediat lokale.

Kryetari i bashkisë Wauwatosa, Dennis McBride konfirmoi se kishte disa të plagosur, por për fat të mirë, asnjë në rrezik për jetën.

“Autori i krimit është ‘i lirë’ në këtë kohë. Ka afro 75 oficerë policie në skenë në këtë kohë”, ka thënë McBride në një deklaratë.

Ndërkohë bëhet e ditur se edhe FBI po ndihmon rreth rastit, motivet e të cilit ende janë të panjohura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori