LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron rikonfirmon mbështetjen për Kosovën dhe vizitën në vendin tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron rikonfirmon mbështetjen për Kosovën dhe vizitën në vendin tonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, zhvilloi sot një video konferencë (takim virtual) me presidentin e Republikës së Francës,  Emmanuel Macron.

Siç njofton zyra e kryeministrit, Emmanuel Macron, fillimisht e falënderoi kryeministrin Hoti dhe ambasadorin Gashi për mbështetjen që i kanë dhënë Francës, me rastin e sulmeve të fundit terroriste në Paris, transmeton Telegrafi.

Kryeministri Hoti ndërkaq, vlerësoi lartë kontributin e çmuar që ka dhënë Republika e Francës në mbështetje të shtet ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.


Ai e njoftoi Presidentin Macron me veprimet e fundit nga Dhomat e Specializuara që sollën edhe dorëheqjen e Presidentit Thaçi.

“Kryeministri Hoti e siguroi Presidentin Macron se, Qeveria e Republikës së Kosovës me përkushtim do t’i kryej të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e parapara me Kushtetutë dhe do të jetë bashkëpunues konstruktiv me bashkësinë ndërkombëtare. Ndërkohë që partitë politike parlamentare janë të gatshme për të gjetur zgjidhje në përputhje me ligjet dhe kushtetutën. Presidenti Macron përshëndeti sjelljen me dinjitet, pjekurinë e kulturën e lartë politike të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, pas veprimeve të fundit nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kryeministri Hoti dhe presidenti Macron biseduan edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohe reciproke, në kufijtë aktual.

“Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të organizohet edhe një takim i nivelit të lartë rreth ecurisë së procesit të dialogut, sipas formatit të Samitit të Parisit. Lidhur me liberalizimin e vizave, Kryeministri Hoti dhe Presidenti Macron, u dakorduan që ditëve në vijim, si pjesë e mekanizmave për verifikim, të zhvillohen takime në nivel të ekspertëve që do të pasoheshin me takimin në nivel politik midis ministrave të brendshëm të të dyja vendeve”, vijon njoftimi.

Tutje në njoftim thuhet se, presidenti Macron, ju përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit Hoti, për vizitë shtetërore në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori