Seanca e Kuvendit të Kosovës ku ishte duke u debatuar për të pagjeturit, është ndërprerë pasi që ka pasur përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe LDK-së.
Në mbyllje të interpelancës për të pagjeturit, deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari dhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi kanë vazhduar përplasjet edhe përtej foltores.
Arben Gashi ka akuzuar LVV-në se duke e politizuar çështjen e ndjeshme të të pagjeturve po e shfrytëzon atë për interesa politike.
“Kjo është një temë jashtëzakonisht e ndjeshme dhe trajtimi i saj mbi idenë e politizimit është vetëm edhe një hap tjetër drejt turpit të përbashkët të përdorimit për interesa ditore politike të një çështje kaq të dhimbshme nacionale. Personat e pagjetur dhe fati i tyre, dhimbja e familjeve dhe shoqërisë kosovare të përdoret për interesa politike me argumente të paqena është një turp i madh. Personat e pagjetur po trajtohen këtu nga një këndvështrim i gabuar, për personat e pagjetur ka vetëm një fajtor, është shteti i Serbisë, jo regjimi i Millosheviqit, por shteti i Serbisë, sepse ato vrasje, ato zhdukje janë kryer nga shteti i Serbisë”, tha ai.
Ndërkaq, Kusari ka thënë se Gashi gënjeu.
“Edhe z. Gashi përmendi të pavërteta, pafytyrësisht nga kjo foltore gënjeu”.
Ajo nuk mundi ta vazhdojë fjalimin e saj meqë nuk kishte më shumë minuta në dispozicion, por duket se përplasja e saj dhe Gashit vazhdoi nga ulëset e tyre në Kuvend.
Pas kësaj fjalën e mori deputetja Saranda Bogujevci e cila ishte edhe parashtruese e kësaj interpelance ku gjatë fjalës së saj, nga ulësja e tij është dëgjuar duke kundërshtuar sërish shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Bogujevci iu drejtua me fjalët se “Dallon ajo çka ti the që ka të bëjë me të zhvendosurit në atë me atë çka shkruan në dokument. Mos ma përmend familjen ti ski drejt, rri qaty ulu..”, iu drejtua Bogujevci, Gashit.
Ndërkaq edhe nënkryetarja Arbërie Nagavci ia tërheqi vërejtjen deputetit Gashit, duke i thënë se “mëshoj tavolinës, mirëpo ndalo mos bërtit”.
Pas kësaj Nagavci tha se seanca vazhdon në orën 15:30 pas pauzës së drekës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Operacioni “Korridori”, arrestohet 47-vjeçari në Kukës, tentoi të trafikonte kanabis drejt Kosovës
Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Qëndrojmë me familjet e të zhdukurve nga lufta
Asnjëherë nuk do të harrojmë, PDK: Janë edhe 1617 qytetarë të Kosovës të zhdukur në luftë nga regjimi i Serbisë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë