LAJMI I FUNDIT:

Juventusi dëshiron t’i largojë dy lojtarë gjatë janarit

Juventusi dëshiron t’i largojë dy lojtarë gjatë janarit

Juventusi mund të shesë italianin Federico Bernardeschi në afatin e janarit, ndërsa Sami Khedira po mendon të largohet nga klubi.

Anësori italian mezi ka luajtur 100 minuta me Zonjën e Vjetër deri më tani këtë sezon dheai mund të largohet nga Torino në janar si huazim ose me një marrëveshje të përhershme.


Sipas Il Corriere della Sera, Juve do të ishte i hapur për të shitur ish-lojtarin e Fiorentina me një marrëveshje të përkohshme për të kursyer një pjesë të pagës së tij vjetore prej 4.5 milion eurosh.

Ndërkohë gjigantët e Serie A po negociojnë gjithashtu një përfundim të kontratës së Sami Khediras, i cili nuk ka arritur marrëveshje me klubin që e nënshkroi atë nga Real Madridi si lojtar i lirë në vitin 2015.

Sipas Bild, ish-përfaqësuesi i Gjermanisë tani po mendon të largohet nga Juventusi në janar, por ai dëshiron të bashkohet me një klub tjetër evropian dhe nuk është i hapur për destinacione të tjera.

Khedira është jashtë planeve të trajnerit Andrea Pirlos. Ai është lënë jashtë skuadrës për Ligën e Kampionëve dhe nuk ka luajtur asnjë minutë me Bianconerët deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori