U. d. Presidentja, Vjosa Osmani mori pjesë në konferencën virtuale “E Ardhmja e Agjendës për Gratë, Paqen, Sigurinë dhe Drejtësinë në Kosovë dhe përtej”.
“Kjo konferencë po mbahet me rastin e 20 vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe me këtë rast u lansua edhe Rrjeti Mesdhetar i Grave Mediatore (MEWMN) – Dega në Kosovë.
Duke i përgëzuar organizatorët dhe pjesëmarrëset për punën e palodhshme për të avancuar angazhimin e grave dhe vajzave në procese të paqes, sigurisë e drejtësisë në Kosovë, u.d. Presidentja Osmani theksoi që kjo konferencë, po ashtu paraqet një mundësi të mirë që të “reflektojmë dhe të identifikojmë se çfarë mund të bëjmë për t’i fuqizuar tutje veprimet tona në mënyrë̈ që t’i përmbushim zotimet në kuadër të Rezolutës 1325”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje, u.d. Presidentja Osmani theksoi që “Gratë në Kosovë kanë qenë historikisht dhe vazhdojnë̈ te jenë shtyllë e shoqërisë̈ tonë. Mirëpo, roli i tyre shpesh është̈ margjinalizuar, vlerësimi i kontributit të tyre ka qenë më i zbehtë, e angazhimi i tyre në proceset e ditëve të sotme vendimtare për të ardhmen e vendit tonë është̈ ende larg niveleve të dëshiruara”.
Duke vënë theks të veçantë në angazhimin e grave në dialogun Kosovë-Serbi, Osmani tha që “Aktualisht, pjesëmarrja e grave në dialog mbetet ende në nivele brengosës. E ne duhet të kemi të qartë që pjesëmarrja e grave në procesin e dialogut është jo vetëm vendim i nevojshëm, por edhe vendim i mençur, e mbi të gjitha, është një dëshmi e përkushtimit për të respektuar objektivat e Rezolutës 1325”.
Në konferencën e cila po vazhdon punimet, pjesëmarrës ishin përfaqësuesë të institucioneve vendore, ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Humb jetën punëtori nga India në një gurore në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti