LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti reagon ndaj propozimit të Bislimit për 900 euro kredi pa kamatë: Qytetarët i kanë humb të hyrat, me çka me kthye atë kredi?

Ahmeti reagon ndaj propozimit të Bislimit për 900 euro kredi pa kamatë: Qytetarët i kanë humb të hyrat, me çka me kthye atë kredi?

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj propozimit që Besnik Bislimi bëri në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit për të zbutur gjendjen e vështirë ekonomike të qytetarëve.

Ahmeti thotë se propozimi i Bislimit që “Qeveria duhet të ja u mundësojë qytetarëve me marr kredi në Bankë e qeveria të ja u paguaj kamatën” nuk vjen në shprehje pasi sipas tij qytetarët kanë humbur vendet e punës dhe atë borxh nuk mund ta kthejnë.

“Ne mundemi me e largua kamatën, por kredia është aty. Me çka me KTHY atë kredi? Pra na veç po i mundësojmë me hy në borxh por pa kamatë”, ka shkruar Ahmeti.


Me këtë rast edhe Ahmeti ka dhënë një propozim alternativ ndaj Bislimit për të zbutur krizën ekonomike të bizneseve e qytetarëve.

“Më mirë do të ishte të kreditohej shteti për të subvencionuar qytetarët apo me forma tjera të transferit dhe duke subvencionuar apo kontraktuar bizneset për punë të ndryshme”, thotë Ahmeti.

Bislimi jep alternativën e LVV-së ndaj 10% të Trustit të Hotit: 900 euro kredi pa interes për secilën familje në Kosovë
Lexo po ashtu Bislimi jep alternativën e LVV-së ndaj 10% të Trustit të Hotit: 900 euro kredi pa interes për secilën familje në Kosovë

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit

Sapo e dëgjova ish kolegun tim Prof. Besnik Bislimin që tha që propozimi i VV është më i mirë se 10 përqindshi i Trustit (propozim i LDK). Propozimi ishte ky – Qeveria duhet të ja u mundësojë qytetarëve me marr kredi në Bankë e qeveria të ja u paguaj kamatën. Kjo sipas Besnikut, do ta rriste kërkesën agregate.

Nuk jam përkrahës i madh i 10 përqindshit të Trustit si rritje e kërkesës agregate, ama ky propozim i VV e ka një mungesë esenciale.

Jena tu fol për njerëz që e kanë humb vendin e punës, apo biznesin apo thjeshtë i kanë humb të hyrat. Ne mundemi me e hjek kamatën, por kredia është aty. Me çka me KTHY atë kredi? Pra na vec po i mundësojmë me hy në borxh por pa kamatë.

Më mirë do të ishte të kreditohej shteti për të subvencionuar qytetarët apo me forma tjera të transferit dhe duke subvencionuar apo kontraktuar bizneset për punë të ndryshme.

Edhe më problematike për të majten – Me çdo kusht, si me masat në prill, si në Maj si tani – kjo politikë e ruan profitin e bankës. Për shtatë muajt e parë të 2020 – profiti i bankave në Kosovë 45 milion euro. Nuk jam kundër profitit të bankavr por kur kemi shtyer pagesën e kësteve të kredisë kemi pas mundësinë të ndalim edhe pagesën e interesit për atë periudhë. Kur e ndajmë profitin, ta ndajmë edhe humbjen.

P.s. Ju lus të më kurseni nga debatet partiake. Jemi tu diskutu idetë në një krizë ekonomike me shpresën që i gjejmë politikat më të mira. Dëshira ime do të ishte që kjo të vjen nga socialdemokracia e VV!

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori