LAJMI I FUNDIT:

Biden përzgjodhi nëntë anëtarët kryesor të stafit të Shtëpisë së Bardhë

Biden përzgjodhi nëntë anëtarët kryesor të stafit të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka përzgjedhur anëtarët e rinj të stafit të Shtëpisë së Bardhë, duke plotësuar nëntë poste të reja të nivelit të lartë në administratën kryesisht me këshilltarë dhe staf besnikë që shërbyen në fushatën presidenciale amerikane.

Shefi strategjisë së fushatës, Mike Donilon do të jetë këshilltar i lartë, së bashku me ish-kryetarin e Grupit të Komisionit të Zi, Cedric Richmond, i cili do të shërbejë gjithashtu si Drejtor i Zyrës së Angazhimit Publik të Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.

CNN raportoi më parë se Richmond, i cili veproi si një bashkë-kryetar kombëtar i fushatës së Bidenit, do të largohej nga Kongresi për t’u bashkuar me Shtëpinë e Bardhë në një rol të këshilltarit të lartë.


Ndihmësi për një kohë të gjatë i Bidenit, Steve Ricchetti, i cili shërbeu si Kryetar i fushatës së Bidenit dhe dikur veproi si Shefi i Shtabit të demokratit ndërsa ishte nënpresident, do të shërbejë si Këshilltar i Presidentit.

Dana Remus, i cili shërbeu si Këshilltar i Përgjithshëm i fushatës Biden-Harris, do të jetë Këshilltar i presidentit dhe Annie Tomasini, e cila u pa në rrugë me Bidenin, si Shef i Shtabit të tij udhëtues, do të jetë Drejtoreshë e Operacioneve të Zyrës Ovale.

Haradinaj i përgjigjet Kurtit për demarkacionin: Dy nga tri dokumentet e miratuara, e përcaktojnë kufirin në Çakorr dhe Zhleb
Lexo po ashtu Haradinaj i përgjigjet Kurtit për demarkacionin: Dy nga tri dokumentet e miratuara, e përcaktojnë kufirin në Çakorr dhe Zhleb

Julie Rodriguez do të jetë Drejtoreshë e Zyrës së Shtëpisë së Bardhë për Çështjet Ndërqeveritare. Rodriguez shërbeu si Drejtoreshë Kombëtare Politike dhe Shefe e Shtabit udhëtues për fushatën presidenciale të Kamala Harrisit, ara se të bashkohej me fushatën e Bidenit, si një zëvendës menaxher i fushatës.

Disa anëtarë kryesorë të stafit të Jill Bidenit u zgjodhën gjithashtu të martën: Anthony Bernal, e cili veproi si zëvendës menaxher i fushatës dhe shef i stafit të Jill Bidenit gjatë fushatës, do të shërbejë si këshilltar i lartë i Zonjës së Parë të ardhshme dhe Julissa Reynoso Pantaleon, do të jetë shefi i saj të stafit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori