LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Situata me pandeminë COVID-19 është jashtë kontrollit

Nagavci: Situata me pandeminë COVID-19 është jashtë kontrollit

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci në seancën e Kuvendit ka thënë se situata me pandeminë është jashtë kontrollit.

Nagavci ka akuzuar Qeverinë Hoti që nuk po arrin të menaxhojë si duhet pandeminë COVID-19.


“Situata me pandeminë është përkeqësuar shumë, shifrat e larta e të infektuarve dhe vdekjeve janë alaramnte. Për 5 ditë kemi rreth 4 mijë të infektuar dhe rreth 50 qytetarë janë humbur jetën”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka shtuar se situata në bizneset e vogla është jashtë vëmendjes qeveritare.

“Situata në shkolla është në kufijtë e çorganizimit. Masat e marra nga korriku deri më sot nuk garantojnë siguri e mbështetje për qytetarët. Jemi në një krizë të shumanshme nga COVID-19, situata është jashtë kontrollit. Kjo qeveri nuk po arrin të menaxhojë me këtë krizë”, ka thënë Nagavci.

Nagavci ka shtuar se sjellja e MSH-së është jo serioze, dhe masat e marra nuk pe japin rezultatin e duhur. /Telegrafi/