LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri kanadez kushtëzoi qytetarët: Shmangni shoqërimet ose nuk do të ketë Krishtlindje

Kryeministri kanadez kushtëzoi qytetarët: Shmangni shoqërimet ose nuk do të ketë Krishtlindje

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, paralajmëroi qytetarët të zvogëlojnë shoqërimet, përndryshe ekziston mundësia që të mos ketë festime të Krishtlindjeve.

Ky ultimatum i të parit të qeverisë kanadeze pasoi festimin e “Falënderimeve” që u festuan më 12 tetor, i cili rezultoi me një numër rekord të rasteve, vdekjeve dhe shtrimeve në spital për shkak të coronavirusit, raporton CNN.


Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se sistemi shëndetësor nuk mund të tolerojë më një përsëritje të së njëjtës situatë për Krishtlindje, transmeton Telegrafi.

“Tani gjëja më e rëndësishme është të zvogëlojmë tubimet dhe shoqërimet sa më shumë që të jetë e mundur. Aktivitetet tona në ditët dhe javët e ardhshme do të përcaktojnë se si do të duken Krishtlindjet”, theksoi Trudeau.

Në Kanada, sistemi rregullohet në mënyrë që të gjitha masat shëndetësore të jenë nën juridiksionin e provincave, dhe disa prej tyre, duke përfshirë Ontarion dhe Albertan, nuk janë të prirur për të futur masa më të rrepta sepse, sipas mendimit të tyre, kjo mund të shkatërrojë ekonominë.

Në Kanada, më shumë se 4,300 raste ditore janë regjistruar në shtatë ditët e fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori