LAJMI I FUNDIT:

Franca mposht Portugalinë, vendos goli i Kante

Franca mposht Portugalinë, vendos goli i Kante

Franca ka arritur të fitojë si mysafirë  Portugalisë në “Da Luz” të Lisbonës,  me rezultat 1-0.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kombeve në Ligën A, u takoi francezëve që kishin më shumë nga loja.

Cristiano Ronaldo ishte i pari që rrezikoi portën, por që nuk ishte i saktë.


Francezët provuan me Adrie Rabiot dhe Anthony Martial tri herë, por as këta nuk arritën të shënonin.

Goli i vetëm në ndeshjen u shënuan në pjesën e dytë, kur nga një top i kthyer nga portieri N’Golo Kante shënoi për 1-0.

Portugezët u hodhën në sulm për të shënuar, por që nuk ia arritën edhe pse kishin disa raste.

Me këtë fitore Franca pothuajse e siguron vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Portugalia është e dyta me 10 pikë. /Telegrafi/