LAJMI I FUNDIT:

Trump kandidat në zgjedhjet e 2024-ës! Madje 97 për qind e republikanëve i përkrahin lëvizjet e tij

Trump kandidat në zgjedhjet e 2024-ës! Madje 97 për qind e republikanëve i përkrahin lëvizjet e tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ende se ka pranuar zyrtarisht humbjen në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, kurse planifikon që sërish të kandidohet pas katër viteve, shkruan CNN.

Ditëve të fundit siç raportojnë Aksios dhe “Washington Post”, Trump në rrethin e ngushtë të miqve dhe bashkëpunëtorëve ka paralajmëruar se planifikon që sërish të kandidohet në vitin 2024, transmeton Telegrafi.


Vendimi i të enjtes që Ronna McDaniel të jetë edhe për një mandat anëtare e Këshillit Kryesues Nacional të Republikanëve, ka dërguar mesazhin e qartë që nuk planifikon të heq dorë nga ndikimi dhe pozitën që e ka në parti.

Trump aktualisht jo vetëm që është fytyrë dominuese në partinë e tij, por edhe fytyra e vetme që gjatë mandatit katër vjeçar ka shuar zërat kritikë brenda GOP-it (Partia Republikane apo Grand Old Party), shkruan CNN.

Më tej thuhet se zëvendëspresidenti Mike Pence, senatori Tom Cotton dhe Josh Hayley edhe ish-ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, sigurisht se kanë hequr dorë nga kandidatura nëse Trump shpreh dëshirën që të nominohet sërish.

Senatori nga Teksasi, Ted Cruz dhe senatori nga Florida, Marko Rubio do të mund t’i futeshin garës me Trumpin, por një skenar i tillë tashmë është parë kur Trump që të dy i mundi gjatë vitit 2016 – dhe atë para se të zgjidhej president, shkruan CNN.

Republikanët Larry Hogan dhe senatori i Nebraskës, Ben Sasse, gjithashtu do të mund të kandidonin në zgjedhje, edhe pse kanë pak gjasa për fitore.

Trump gjatë pesë viteve të fundit Partinë Republikanë e ka transformuar, ku njerëzit kyç brenda saj kanë qëndrime të ngjashme sa i përket ekonomisë dhe politikave sociale.

Madje thuhet se përkrahja e Trumpit brenda partisë së tij tashmë ka arritur kulmin dhe këtë e tregon një anketë e realizuar së fundmi nga Galup, ku 94 për qind e Republikanëve konsiderojnë se Donald Trumpi po e kryen mirë punën e tij.

E në mesin “e republikanëve konservator” që e përbëjnë shumicën në GOP, madje 97 prej tyre kanë deklaruar se Trump ka bërë lëvizje të duhura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori