LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Partitë të dakordohen për postin e presidentit ose të shkojnë në zgjedhje

Hoti: Partitë të dakordohen për postin e presidentit ose të shkojnë në zgjedhje

Kryeministri Avdullah Hoti tha se është krijuar rrethanë e re pas aktakuzave nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit.

Hoti në një konferencë për media theksoi se partitë politike duhet të dakordohen për zgjedhjen e presidentit të vendit, apo të dakordohen siç tha që vendi të shkoj në zgjedhje.

“Është krijuar një rrethanë e re me zhvillimet e fundit të Dhomave të Specializuara. Partitë politike duhet të bëhen bashkë për tu dakorduar për zgjedhjen e  presidentit të ri, apo të dakordohen që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ende nuk kemi konsultime të brendshme të partive politike”, ka thënë Hoti.


Kryeministri po ashtu theksoi se së shpejti do të ulen partitë politike për të gjetur zgjidhje.

“Besoj se së shpejti për disa ditë, do të ulemi me partitë politike për të gjetur zgjidhje për qytetarët. Atë që po bëj është që të sigurohemi që qeveria të përfshihet në të gjitha çështjet, si në pandemi e çështje tjera”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori