LAJMI I FUNDIT:

Kur largimi nga Real Madridi ta sjell një ftesë nga Kombëtarja e Spanjës – emra të mëdhenj në formacionin me lojtarët e larguar nga mbretërit

Kur largimi nga Real Madridi ta sjell një ftesë nga Kombëtarja e Spanjës – emra të mëdhenj në formacionin me lojtarët e larguar nga mbretërit

Marcos Llorente është produkti më i fundit i akademisë së Real Madridit, që ka luajtur për ekipin kombëtar spanjoll.

Mesfushori bëri debutimin e tij për La Roja si zëvendësues në pjesën e dytë kundër Holandës të mërkurën.

Duke debutuar me Spanjën, ai i bashkohet një liste të shkëlqyeshme me lojtarë të diplomuar në La Fabrica, që e kanë arritur Kombëtaren e Spanjën.


Disa shembuj janë Iker Casillas, Raul dhe Emilio Butragueno.

Sidoqoftë, këto ditë, të diplomuarit nga akademia e Real Madridit kanë tendencë të fitojnë thirrjet nga Spanja pasi të jenë larguar nga “Santiago Bernabeu”.

Kur Llorente hyri në fushë në Johan Cruyff Arena, Sergio Reguilon i Tottenham ishte tashmë aty.

Në fakt, ju mund të krijoni një ekip që janë rritur në akademinë e Real Madridit dhe kohët e fundit luajnë për Spanjën, pasi kanë lënë Los Blancos.

Në portë ka emra si Diego Lopez dhe Kiko Casilla, ku të dy u futën në skuadrën e Spanjës pas paraqitjeve me Villarrealin dhe Espanyolin.

Përkrah Reguilon, i cili bëri debutimin e tij ndërsa ishte në Real Madrid, por që atëherë është transferuar në Spurs, është edhe Diego Llorente.

Qendërmbrojtësi u thirr për herë të parë nga Vicente del Bosque në vitin 2016 ndërsa ishte në huazim nga Los Blancos te Rayo Vallecano.

Mario Hermoso , i cili bëri emër me Espanyoli në sezonin 2018/19 dhe Alvaro Arbeloa , i cili paraqiti disa herë për Spanjën si lojtar i Liverpoolit, mbyllin mbrojtjen.

Me Llorente në mesfushë, është edhe Oscar Rodriguez, i cili bëri debutimin e tij në Spanjë në shtator sapo u largua nga Real Madrid për Sevilla.

Pastaj vjen Dani Parejo, një i diplomuar në La Fabrica, që e fitoi thirren e tij të parë nga Julen Lopetegui ndërsa luante për Valencian dhe Pablo Sarabia, kur ishte te Sevilla.

Alvaro Morata nuk bëri paraqitjet e tij të parë për Spanjën pa u larguar nga Bernabeu për në Juventus.

Ai paraqitet te Spanja së bashku me Rodrigo Morenon, i cili bëri debutimin e tij për Spanjën e bëri si lojtar i Benficas në vitin 2014.


Ata që nuk zëjnë vend në formacion janë Juan Mata (luajti për Spanjën si lojtar i Valencias), Roberto Soldado (Osasuna), Alvaro Negredo (Sevilla), Alberto Rivera (Real Betis), Luis Garcia (Espanyol), Javi Garcia (Benfica), Ruben de la Red (Getafe), Juanfran (Atletico Madrid), Borja Valero (Villarreal) dhe Marcos Alonso (Chelsea).


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori