LAJMI I FUNDIT:

“Nuk respektuan masat anti-COVID”, ankohen prindërit: Ivanka Trump heq fëmijët nga shkolla

“Nuk respektuan masat anti-COVID”, ankohen prindërit: Ivanka Trump heq fëmijët nga shkolla

Jared Kushner dhe Ivanka Trump, dhëndri dhe vajza e presidentit, Donald Trump, tërhoqën tri fëmijët e tyre nga shkolla pasi prindërit e tjerë u ankuan se çifti nuk po ndiqnin protokollet e coronavirusit.

Raportohet se fëmijët u tërhoqën nga Shkolla Ditore Hebraike, “Milton Gottesman” në Uashington, DC, dy javë para Ditës së Zgjedhjeve dhe u transferuan në Akademinë Hebraike, “Melvin J. Berman” në Maryland, raporton businessinsider.


Fëmijët filluan të ndiqnin shkollën kur familja u zhvendos në Uashington menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Një përfaqësues për Milton tha se fëmijët “u tërhoqën nga shkolla” duke shtuar se “Kishte shqetësim për sigurinë e fëmijëve sepse ishte shumë e qartë se prindërit e Kushner po shkelnin rekomandimet e shëndetit publik”.

Ndryshe, pasi Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë rezultuan pozitiv me koronavirus, Ivanka dhe bashkëshorti i saj morën jo pak kritika për faktin se u shfaqën në publik, duke pasur kontakte me shumë persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori