LAJMI I FUNDIT:

Bombë në veturën e tij, vritet gazetari në Afganistan – plagosen tre të tjerë, përfshirë edhe vëllai i tij

Bombë në veturën e tij, vritet gazetari në Afganistan – plagosen tre të tjerë, përfshirë edhe vëllai i tij

Elyas Dayee, gazetar i Radios Evropa e Lirë, është vrarë të enjten në provincën afgane Helmad, si pasojë e një bombe që i është ngjitur në makinën e tij.

Omer Zwak, zëdhënës i guvernatorit të provincës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se bomba e ngjitur në makinën e Dayee, ka vrarë gazetarin dhe ka plagosur tre persona tjerë, duke përfshirë vëllain e tij.


Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.

Dayee ka punuar për Shërbimin e Afganistanit në Radion Evropa e Lirë.

“Kolegu dhe miku im i dashur, Elyas Dayee, ka humbur jetën në një sulm terrorist këtë mëngjes”, ka thënë Sami Mahdi, shef i byrosë në Afganistan.

“Ai ka pasur gjithmonë një buzëqeshje në fytyrë. Ky është lajm i tmerrshëm”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i presidencës afgane, Siddiq Siddiqui, ka dënuar “vrasjen” e Dayees duke thënë se “mbrapa sulmit qëndrojnë armiqtë e lirisë së shprehjes dhe mediave në Afganistan”.

Dhuna është rritur në gjithë Afganistan, teksa negociatorët qeveritarë dhe talibanët janë duke zhvilluar takime në Katar për të gjetur zgjidhje për luftën në Afganistan.

Ende nuk është bërë asnjë pikë kthese prej kur kanë nisur bisedimet në muajin shtator.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori