LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshje për përdorimin e rrugëve që kalojnë nëpër Zonën e Mbrojtur të Manastirit të Deçanit

Arrihet marrëveshje për përdorimin e rrugëve që kalojnë nëpër Zonën e Mbrojtur të Manastirit të Deçanit
Foto: Arkiv

Zyra e Kryeministrit ka bërë sot të ditur se është arritur marrëveshje për përdorimin e rrugëve që kalojnë në Zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Në njoftimin për media thuhet se me ndërmjetësimin e kryeministrit Avdullah Hoti, me mbështetjen e ambasadorit të Italisë, Nicola Orlando e të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Michele Risi,  u arrit marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve të cilat kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.


“Kjo marrëveshje është rezultat i diskutimeve disa mujore, por konstruktive dhe frytdhënëse, midis Komunës së Deçanit dhe përfaqësuesve të Kishës Ortodokse në Manastirin e Deçanit. Mekanizimi i përhershëm i implementimit dhe mbikëqyrjes (Këshilli i Implementimit dhe Mbikëqyrjes) mbështetur në Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (nr. 03/L-039) ka miratuar termet e kësaj Marrëveshjeje dhe kështu i është dhënë drita e gjelbër veprimeve të dakorduara për implementim. Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka qenë i përkushtuar qysh në fillim që të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes sa më të mirë dhe të pranueshme, e cila ndihmon lëvizjen e lirë të qytetarëve, si liri e garantuar, por edhe të respektojë dhe të mbrojë trashëgiminë religjioze dhe kulturore të asaj zone”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se me arritjen e kësaj marrëveshjeje, dëshmohet se Republika e Kosovës është vend i të barabartëve, liritë dhe të drejtat e të cilëve respektohen dhe mbrohen njësoj.

Hoti: Rruga Deçan–Plavë, projekt i rëndësishëm për trojet shqiptare
Lexo po ashtu Hoti: Rruga Deçan–Plavë, projekt i rëndësishëm për trojet shqiptare

Lidhur me këtë është lëshuar nga Zyra e Bashkimit Evropian një deklaratë e Këshillit për Zbatim dhe Monitorim, por që nuk përmendet kryeministri Hoti.

“Më 9 nëntor u zhvillua takimi i Këshillit për Zbatim dhe Monitorim (KZM). KZM miratoi një aranzhim për rehabilitimin e rrugëve në komunën e Deçanit duke e respektuar Ligjin përkatës të Kosovës nr. 03 / L-039 për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (ZVM) të datës 15 qershor 2008. Aranzhimi përfshin zhvillimin sinkron/të​ njëkohshëm të dy rrugëve, asaj ndërkombëtare të bajpasit jashtë kufijve të ZVM dhe të një rruge lokale brenda ZVM. Me këtë synohet nxitja e marrëdhënieve ndër-komunitare përmes mbrojtjes së trashëgimisë kulturore fetare dhe forcimi i zhvillimit ekonomik brenda komunës së Deçanit dhe rajonit”.

Sipas komunikatës, aranzhimi u lehtësua nga ambasadori Italian në Kosovë Nicola Orlando, me mbështetjen dhe ekspertizën e siguruar nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi.

Anëtarët e KZM-së do ta përcjellin zbatimin e këtij dakordimi me mbështetjen e KFOR-it, duke vepruar brenda mandatit të tij.

Ndryshe, për ndaljen e punimeve në rrugën brenda zonës së mbrojtur të Deçanit pati reagime të shumta.

Gjithçka nisi pas reagimit të patriarkut të manastirit të Deçanit, Sava Janiq, e që u pasua edhe me reagime edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq që kërkonin ndërprerjen e punimeve.

Punimet për rrugën Deçan-Plavë kanë përplasur edhe autoritetet qendrore në Prishtinë dhe ato lokale në Deçan.

Kryetari i Deçanit i drejtohet kryeministrit Hoti: Kur pezullon punët afër Manastirit, duhet të bësh edhe zgjidhje
Lexo po ashtu Kryetari i Deçanit i drejtohet kryeministrit Hoti: Kur pezullon punët afër Manastirit, duhet të bësh edhe zgjidhje

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kërkonte që të pezulloheshin punimet në zonën e mbrojtur në afërsi të manastirit të Deçanit, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj insistonte që punimet të vazhdonin.

E pas një takimi që kishin zhvilluan, të dyja palët u dakorduan që punimet të ndërpriteshin për një kohë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori