LAJMI I FUNDIT:

Eksperiencat e fituara në Evropë, Leonardi i solli në fermën e tij të dhive në Shqipëri

Eksperiencat e fituara në Evropë, Leonardi i solli në fermën e tij të dhive në Shqipëri

Leonard Tushaj ka vendosur që shkollimin e tij dhe eksperiencat e ndryshme që i ka marrë nga vende të ndryshme evropiane ti vendos në funksion të fermës së dhive që ngriti dhjetë vite më parë.

Në një fshat të Mirditës në Shqipëria ai po ruan rreth 200 dhi të racës autoktone shqiptare. Iniciativës së tij i është bashkuar edhe bashkëshortja Rigerta. Ajo është shkolluar për shkenca politike, por tashmë është përshtatur me jetën e fshatit dhe biznesin sfidues.

“Prodhimi nuk është në ato sasi të konsiderueshme sa mund të mendohet, por ajo që prodhohet është e ardhur 100% nga kullotat, mali dhe është biologjike”, deklaroi për Deutsche Welle, Rigerta Tushaj.


Tokën e gjyshërve të tij Leonardi e shfrytëzon sot për dhitë e tij që prodhojnë produkte pa hormone.

“Nga shtatori deri në maj apo qershor dhitë i kullosim në këtë vend që ka rreth 400m mbi nivelin e detit, ndërsa gjatë periudhës së verës i migrojmë kafshët në Munellë që është 1600 metra mbi nivelin e detit. Këtu kullosa është natyrale dhe si rrjedhojë edhe produktet që dalin si mishi apo djathi janë plotësisht natyrale”, shprehet Leonardi.

Me qumështin e dhive Rigerta përgatit produktet e bulmetit të cilat i shet te konsumatori./Deutsche Welle

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
“Kokteji është pija e aristokracisë”, Rama përplaset me bartenderin në podcastin “Flasim”: Po vera? Një përzierje e gabuar të çon në dhimbje koke

“Kokteji është pija e aristokracisë”, Rama përplaset me bartenderin në podcastin “Flasim”: Po vera? Një përzierje e gabuar të çon në dhimbje koke

Lajme
Kalo në kategori