LAJMI I FUNDIT:

Pa distancë, qytetarët presin në radhë para MPJD-së

Pa distancë, qytetarët presin në radhë para MPJD-së

Në grumbull qytetarësh janë parë pasditen e së mërkurës duke pritur në hyrje të ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sipas videove të dërguara nga lexues të Telegrafit, shihet se qytetarët nuk po mbajnë distancë.


Sipas informacioneve që kanë dhënë qytetarët, aty janë duke pritur për të marrë vula apostile dhe dokumente tjera.

Ndërkaq, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një konferencë për medie ka bërë të ditur disa nga masat të cilat janë propozuar për tu vendosur për parandalim e përhapjes së COVID-19.

Hoti ka bërë të ditur se masat e reja do të vlejnë për tërë territorin e Kosovës, dhe se kanë bërë kategorizimin e komunave, varësisht numrit të personave të infektuar.

Hoti njoftoi se komunat do të jenë të kategorizuara: Zona e kuqe ( rrezik i lartë), zona e verdhë ( rrezik mesatar), dhe zona e gjelbër (rrezik i ulët). /Telegrafi/