LAJMI I FUNDIT:

Rreth 80 për qind e amerikanëve e shohin Bidenin si fitues të zgjedhjeve presidenciale

Rreth 80 për qind e amerikanëve e shohin Bidenin si fitues të zgjedhjeve presidenciale

Rreth 80 për qind e amerikanëve, përfshirë më shumë se 50 për qind të republikanëve, e njohin kandidatin nga radhët e demokratëve Joseph Biden si fitues të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, tregojnë rezultatet e anketës së realizuar nga Reuters dhe Ipsos.

Në anketën e realizuar nga e shtuna deri të dielën, 79,7 për qind e amerikanëve me të drejtë vote besojnë që Biden e ka siguruar hyrjen në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.

Rreth 13 për qind e te anketuarve konsiderojnë se zgjedhjet presidenciale nuk janë bërë zyrtare, tre për qind thonë se ka fituar Trump, derisa pesë për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk e dinë, shkruan Reuters.


Kur është fjala për partitë politike, nga 10 republikanë të anketuar gjashtë prej tyre kanë thënë se Biden ka fituar zgjedhjet, derisa pothuajse çdo demokrat që ka marrë pjesë në anketë ka thënë se ka fituar kandidati demokrat.

Rreth 72 për qind e të anketuarve kanë thënë se humbësi në zgjedhje duhet të pranojë humbjen, kurse 60 për qind e të anketuarve besojnë se do të ndodhë një trazicion i qetë i pushtetit pas skadimit të mandatit të Trumpit gjatë janarit.

Anketa është realizuar në gjuhën angleze në mbarë SHBA-të, ku janë pyetur 1.363 amerikanë të moshës madhore. Kujtojmë që gara presidenciale mes Bidenit dhe Trumpit po vazhdon, dhe pritet të kumtohen rezultatet në tri shtete federale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori