LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden, liderëve botëror: Amerika është kthyer

Joe Biden, liderëve botëror: Amerika është kthyer

Joe Biden ka treguar se ka kontaktuar me disa liderë të ndryshëm botërorë që kur fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Demokrati mori një telefonatë nga kryeministri britanik, Boris Johnson, por edhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, raporton theguardian.

Biden: Sinqerisht besoj se Trumpi është në siklet për të pranuar rezultatin zgjedhor
Lexo po ashtu Biden: Sinqerisht besoj se Trumpi është në siklet për të pranuar rezultatin zgjedhor

Në në konferencë për shtyp në Delaware, 77-vjeçari sinjalizoi se presidenca e tij do të jetë e kundërta prej asaj politikës nacionaliste, izoluese të Donald Trumpit, “Amerika së pari”, transmeton Telegrafi.


Biden tha se sinjali për botën ishte “Amerika është kthyer. Ne jemi sërish në lojë. Unë nuk do të jem ‘Vetëm Amerika’”.

Biden tha se kishte folur me gjashtë udhëheqës botërorë gjatë ditës së sotme.

“Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Kanada, etj … Irlanda,” tha ai, por që nuk tregoi nëse ka komunikuar me zyrtarët e Kinës, Rusisë si dhe kombeve të Lindjes së Mesme.

Pompeo: Do të ketë tranzicion të qetë në administratën e dytë Trump
Lexo po ashtu Pompeo: Do të ketë tranzicion të qetë në administratën e dytë Trump

Ai tha se qëndrimi i atyre që thërrisnin ishte “i plotë, energjik” dhe tha, “Ndihem mirë” – pavarësisht nga njohja që ai “do të trashëgojë një vend të ndarë” në “një botë në çrregullim” për shkak të pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori