LAJMI I FUNDIT:

Avokati Emmerson: Veseli nuk u arrestua, por u dorëzua vullnetarisht, do të bëj kërkesë të lirohet deri në fillim të gjykimit

Avokati Emmerson: Veseli nuk u arrestua, por u dorëzua vullnetarisht, do të bëj kërkesë të lirohet deri në fillim të gjykimit

Ben Emmerson, avokati mbrojtës i ish-eprori të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se do ta bëjë një kërkesë që Veseli të lirohet deri në fillim të gjykimit.

Emmerson po ashtu ka thënë se Veseli nuk është arrestuar, dhe se ai është dorëzuar në mënyrë vullnetare, transmeton Telegrafi.

“Do të bëjë një kërkesë që të lirohet deri në fillim të gjykimit. Ndonëse është përmendur që Veseli është arrestuar, ju si Gjykatë duhet të dini se Veseli erdhi në bazë të një marrëveshje që kishte me Prokurorinë. Dorëzimi i tij u bë në mënyrë vullnetare”, pohoi ai.


Ndërsa, në fjalimin e tij Kadri Veseli theksoi se është i pafajshëm për të gjitha akuzat që pretendohen nga Gjykata Speciale.

“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Veseli.

Veseli akuzohet për këto vepra penale si krime lufte që janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme si dhe për këto vepra penale që janë krime kundër njerëzimit që janë: përndjekje, burgosje, akte tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori