LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime në listën e kombëtares së Shqipërisë

Ndryshime në listën e kombëtares së Shqipërisë
(Foto: fshf.org)

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për tre ndeshjet e muajit nëntor, por lista kuqezi do të ketë ndryshime për shkak të pandemisë COVID-19 dhe problemeve e janë hasur me klubet.

Një pjesë e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Edoardo Reja i janë bashkuar tashmë skuadrës dhe kanë nisur stërvitjen, ndërkohë që disa të tjerë pritet të vijnë sot në mbrëmje dhe nesër. Situata pandemike dhe masat kufizuese të vendeve të ndryshme kanë sjellë probleme edhe për kuqezinjtë.

Zyra e shtypit të FSHF-së bën me dije se mbrojtësi Lorenc Trashi nuk mund të bashkohet me skuadrën pikërisht për shkak të masave kufizuese në Kuvajt, ku aktivizohet aktualisht lojtari. Gjithashtu, edhe mbrojtësi tjetër, Marash Kumbulla, është në dilemë për shkak se autoritetet shëndetësore italiane i kanë kërkuar të gjithë lojtarëve të Romës që të qëndrojnë momentalisht në karantinë pas daljes pozitiv të një prej lojtarëve të këtij klubi.


Në pritje të përgjigjes së tamponëve, stafi kuqezi shpreson që të ketë Kumbullën të paktën për dy ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve. Gjithsesi, FSHF është kontakt të vazhdueshëm me dy klubet për të marrë informacione të mëtejshme për situatën e dy futbollistëve. Sakaq, konfirmohet edhe mungesa e sulmuesit Giacomo Vrioni, i cili është dëmtuar.

Në këto kushte trajneri Reja ka vendosur të thërrasë dy mbrojtësit e Tiranës, Erion Hoxhallari dhe Marsel Ismajlgeci, të cilët janë vënë menjëherë nën urdhrat e stafit teknik kuqezi. Edhe Klaus Gjasula pritet të humbasë miqësoren me Kosovën, pasi do të bashkohet me grupin ditën e premte, 13 nëntor. Për pjesën tjetër të grupit nuk ka probleme dhe deri të martën në mëngjes të gjithë do të jenë në gatishmëri.

Më 11 nëntor kuqezinjtë do të luajnë në miqësore ndaj Kosovës në “Elbasan Arena”, ndërsa më 15 nëntor luhet ndaj Kazakistanit në stadiumin “Air Albania” sfida zyrtare për Ligën e Kombeve. Tre ditë më pas, më 18 nëntor, Kombëtarja do të zhvillojë sfidën e fundit të grupit në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë po në stadiumin “Air Albania”.

https://youtu.be/JwnjXsokwkQ

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Real Madridi shfrytëzon gabimin e Barcelonës – triumfon ndaj Leganesit në udhëtim

Real Madridi shfrytëzon gabimin e Barcelonës – triumfon ndaj Leganesit në udhëtim

La Liga
Kalo në kategori