“Eden Hazardin nuk e ka përcjell asgjë përveç fatit të keq te Real Madridi” – kështu thotë vëllai i tij, Thorgan
Eden Hazardin nuk e ka përcjellë asgjë pos fatit të keq te Real Madridi, kështu ka thënë vëllai i tij dhe bashkëlojtari te Belgjika, Thorgan.
Në të shtunën e kaluar, klubi spanjoll njoftoi se ish-anëtari i Chelseat ishte i infektuar me COVID-19, së bashku me bashkëlojtarin, Casemiron.
Belgu ka luajtur shumë pak te Los Blancos në këtë sezon, shkaku i lëndimit, derisa me rikthimin e tij në fushë, u infektuar me coronavirus.
“Ai ka qenë shumë i pafat – kur lëndimet përfunduar, u infektuar me virus”, ka thënë Thorgan në një konferencë për media.
“Është më shumë se dy javë. Ai nuk mund të bëjë asgjë – virusi vije dhe shkon kur të do. Eden duhet të pres dhe të përkujdeset për familjen e tij”.
“Kur të kthehet, do të jetë në gjendje të luajë, ashtu sikurse në Angli, çdo tri ditë. Ai nuk ka pasur asgjë përveç fatit të keq te Real Madridi”, ka shtuar më tej vëllai i anëtarit të skuadrës spanjolle. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251