LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK apel qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, ajri sot nuk është i shëndetshëm

IKSHPK apel qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, ajri sot nuk është i shëndetshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka kërkuar nga qytetarët e Komunës së Prishtinës që të qëndrojnë në shtëpi, pasi ajri sot nuk është i shëndetshëm dhe kjo paraqet problem sidomos për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike. 

Problemet me ajrin e ndotur fillojnë të shfaqen në sezonin e dimrit, ndërsa pasojat nga kjo i ndjejnë më së shumti qytetarët që kanë sëmundje kronike.


Ndryshe, në Kosovë, rreth 760 njerëz vdesin para kohe çdo vit, apo 90 për qind e tyre nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur mjedisor.

Kështu thuhej në raportin “Menaxhimi i ndotjes së ajrit në Kosovë“, të prezantuar nga Banka Botërore, në fillim të këtij viti.

Raporti i Bankës Botërore: Rreth 760 njerëz vdesin çdo vit në Kosovë për shkak të ajrit të ndotur
Lexo po ashtu Raporti i Bankës Botërore: Rreth 760 njerëz vdesin çdo vit në Kosovë për shkak të ajrit të ndotur

“Kryeqyteti Prishtina mban rreth 11 për qind të kësaj barre shëndetësore. Çmimi ekonomik i lidhur me dëmin shëndetësor nga ndotja e ajrit në Kosovë llogaritet të jetë mesatarisht rreth 240 milionë dollarë”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori