Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj po e quan absurde mosvotimin në lexim të dytë të Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Reshitja thotë se miratimi i tij është nevojë e menjëhershme për qytetarët e vendit në këtë situatë pandemie, duke kërkuar që të lihen anash inatet politike.
“Dua të besoj se të gjithë deputetët e Republikës së Kosovës në Parlament do ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë. Normalisht pasi i kanë vendosur edhe idetë e tyre dhe kanë bërë plotësim ndryshimet e duhura sepse jemi në një fazë shumë të vështirë po futemi në një situatë të jashtëzakonshme edhe më të jashtëzakonshme se sa ajo që ka qenë deri më tani, me shumë të panjohura dhe gjithmonë duke pasur parasysh edhe pasojat e lëna nga kjo fazë që kemi kaluar me pandeminë”, tha Reshitaj për EO.
Ajo ka paralajmëruar se qytetarët e vendit nuk do të ia falin askujt nëse në këtë periudhë shikohet të bëhet vetëm politikë.
“Ky Projektligj duke i pasur parasysh nevojat dhe rëndësinë e ndikimit që ka drejtpërdrejtë në mirëqenien e jetës së qytetarëve në situatë pandemike, prandaj mendoj që qytetarët e vendit nuk do të ia falin askujt nëse në këtë periudhë pandemie shikohet të bëhet vetëm politikë. Është nevojë imediate e shtetit për qytetarët e vendit”, ka thënë ajo.
Reshitaj ka folur edhe për dialogun duke thënë se Kosova dhe Serbia nuk duhet të diskutojnë më për çështje teknik, por për ato politike.
“AAK-ja është e bindur që nuk ka më hapësirë që Kosova dhe Serbia të ulën në një tavolinë të përbashkët dhe të diskutojnë për çështje teknike. Mendojmë që është momenti që Kosova dhe Serbia të ulen dhe të diskutojnë për çështje politike dhe të mbyllim shumë plagë të së kaluarës së bashku nëse duan që të hapin një dritare të re të bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të dy shteteve. Prandaj ne vetëm në këtë prizëm shohim sukses dhe jemi duke kontribuar që kjo të arrihet dhe asesi të kthehemi në regres”.Sa i përket postit të presidentit deputetja e AAK-së u thotë se kjo parti tashmë e ka kandidatin e saj dhe se nuk heqin dorë nga kjo pozitë, raporton EO.“Unë dua të besoj që çështja e presidentit duhet të zgjidhet si çështje e veçantë sepse po flitet për presidentin e një shteti. AAK-ja si parti politike e ka vendosur kandidatin e tij për president të vendit. Mendoj që çdo parti politike mund të jap një propozim të tij. Mirëpo në fund të fundit zgjedhja duhet të bëhet e përgjithshme dhe assesi të mos kushtëzohet. Mendoj që dy partitë politike më të mëdha në vend LDK-ja e PDK-ja ka pothuajse dy dekada që mbajnë këtë pozicion përpos atij të kryeministrit. Mendoj që ka ardhur koha që tu jepet hapësirë edhe pjesës tjetër të qytetarëve që përkrahin partitë tjera politike që të japin propozimet e tyre dhe të kenë hapësirë dhe mundësi për të pasur presidentin, nëse nuk ndryshon kushtetuta dhe nuk ndryshon qasja për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Mendoj që LDK-ja dhe PDK-ja mjaftueshëm kanë shfrytëzuar këto pozicione politike të larta në shtetin tonë”, ka shtuar ajo.
Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike ka kaluar në lexim të parë në Kuvend, përderisa të premten ka qenë i paraparë votimi në lexim të dytë në një seancë të jashtëzakonshme, mirëpo në mungesë të kuorumit ajo u shty për një ditë tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova