LAJMI I FUNDIT:

Qeveria Hoti uron presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden

Qeveria Hoti uron presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Hoti ka thënë se pret që të forcojnë edhe më shumë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Telegrafi.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh urimet e mia Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris, për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Pres që të forcojmë edhe më shumë miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara dhe të vazhdojmë punën tonë së bashku për njerëzit tanë dhe në shërbim të vlerave tona të përbashkëta”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndryshe, presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka lëshuar një komunikatë, përmes të cilës falënderon popullin amerikan për përkrahjen.

“Jam i nderuar nga besimi i popullit amerikan që e kanë në mua dhe zëvendëspresidennten Kamala Harris. Në numër rekord amerikanët kanë votuar, duke dëshmuar edhe njëherë, se demokracia rrah thellë në zemrat e Amerikës”, ka thënë ndër tjera Biden. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori