LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh i Kosovës së lirë

Hoxhaj: Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh i Kosovës së lirë

Ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar presidentin e ri të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Hoxhaj ka thënë se Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh i Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Presidenti i zgjedhur Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh dhe mbështetës i shkëlqyeshëm i Kosovës së lirë e të pavarur dhe i popullit të saj.  Kjo është një fitore e vlerave Euro-Atlantike, lirisë dhe demokracisë, që janë shtyllat e Kushtetutës dhe aleancës sonë me SHBA-në”, thuhet në reagimin e Hoxhajt në Facebook.


Ndryshe, presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka lëshuar një komunikatë, përmes të cilës falënderon popullin amerikan për përkrahjen.

“Jam i nderuar nga besimi i popullit amerikan që e kanë në mua dhe zëvendëspresidennten Kamala Harris”, ka shkruar Biden, transmeton Telegrafi.

“Në numër rekord amerikanët kanë votuar, duke dëshmuar edhe njëherë, se demokracia rrah thellë në zemrat e Amerikës”, ka thënë ndër tjera Biden.

Përmes një videoje të publikuar, Biden i bën thirrje amerikanëve për unitet në kohën e krizës.

“Pasi që fushata mori fund, është koha që zemërimin dhe retorikën e ashpër ta lëmë pas shpine dhe të bashkohemi edhe njëherë si komb”, thuhet në kumtesë.

“Është koha që Amerika të bashkohet dhe të shërohet. Në jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka diçka që ne nuk mund ta bëjmë, nëse e bëjmë së bashku”, ka thënë për fund Biden. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Kalo në kategori