LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden thyen heshtjen pas u shpall president i SHBA-ve: Është koha të bashkohemi

Joe Biden thyen heshtjen pas u shpall president i SHBA-ve: Është koha të bashkohemi

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka lëshuar një komunikatë, përmes të cilës falënderon popullin amerikan për përkrahjen.

“Jam i nderuar nga besimi i popullit amerikan që e kanë në mua dhe zëvendëspresidennten Kamala Harris”, ka shkruar Biden, transmeton Telegrafi.


“Në numër rekord amerikanët kanë votuar, duke dëshmuar edhe njëherë, se demokracia rrah thellë në zemrat e Amerikës”, ka thënë ndër tjera Biden.

LIVE: Zhvillimet dhe reagimet e fundit në zgjedhjet presidenciale në SHBA pas triumfit të Biden
Lexo po ashtu LIVE: Zhvillimet dhe reagimet e fundit në zgjedhjet presidenciale në SHBA pas triumfit të Biden

Përmes një videoje të publikuar, Biden i bën thirrje amerikanëve për unitet në kohën e krizës.

“Pasi që fushata mori fund, është koha që zemërimin dhe retorikën e ashpër ta lëmë pas shpine dhe të bashkohemi edhe njëherë si komb”, thuhet në kumtesë.

“Është koha që Amerika të bashkohet dhe të shërohet. Në jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka diçka që ne nuk mund ta bëjmë, nëse e bëjmë së bashku”, ka thënë për fund Biden. /Telegrafi/

https://twitter.com/JoeBiden/status/1325118992785223682?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1325118992785223682%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fnews.sky.com%2Fstory%2Fus-election-2020-live-news-who-will-be-winner-as-donald-trump-and-joe-biden-race-to-be-president-12121686