Rritja drastike e numrit të infektuarve me virusin COVID-19 ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë që gjatë fundjavës të ndalojë hyrje-daljet në kryeqytet dhe në gjashtë komuna të tjera ku gjendja është më e rëndë.
Në hyrje daljet e Prishtinës,kanë filluar kontrollet nga Policia e Kosovës, duke kthyer kështu automjetet të cilët nuk lejohen të hyjnë në kryeqytet, duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Por, janë qytetarë të cilët ndajnë mendime të ndryshme për rikthimin e karantinës.
Qytetari Pjero Aziri, përveç që shpreh dyshime rreth prezencës së virusit korona, ai vendimet e fundit të qeverisë i konsideron të panevojshme.
“Katastrofë për Zotin katastrofë, nuk e di çka me të thanë. A pas orës 6 sot vjen e të hënën ik virusi a çka është problemi nuk jam t’u e kuptu. Pse diku tjetër nuk i kanë mbyll nuk e di në Kosovë çka është tu u bë.. Jo more çfarë nuk ka më virus sa e di unë, nuk ka virus”, ka deklaruar ai.
Derisa Visar Baxhuku, thotë se është akoma herët për t’i vlerësuar masat e reja të cilat filluan të implementohen mbrëmë, por që sipas tij, me rritjen e numrit të rasteve ka qenë i nevojshëm shtrëngimi i masave.
“Është herët me i vlerësu në bazë të rezultatit shihen se a kanë qenë të arsyeshme, herët por situata nuk është e mirë me infeksionet që po rritën. Nuk e dimë a janë të qëlluara por prapë se prapë duhet të ndërmerret diçka”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, qytetari Agim Mirena, i mirëpret masat e reja, për çka thekson se situata me pandeminë është rënduar.
“Paj pasha Zotin nuk e di, po kanë me pas ka me u bë mirë…Jo jo nuk po na pengojnë nuk kemi çka bëjmë virus i madh”, ka thënë Mirena për KosovaPress.
Kurse, zyrtari për medie në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur për KosovaPress, se Policia ka dalë në teren dhe se është duke zbatuar vendimin e qeverisë. Derisa ka theksuar se në 24 orët e kaluara janë shqiptuar 1 mijë e 37 gjoba për ata që nuk e kanë respektuar ligjin anticovid.
“Policia e Kosovës prej fillimit të pandemisë në mars është duke e zbatuar një plan operativ dhe aktivitetet e Policisë në teren janë në përputhje me vendimet e institucioneve të Republikës së Kosovës. Edhe me vendimet e fundit Policia e Kosovës është duke zbatuar vendimet e institucioneve, kurse sa i përket gjobave të shqiptuara bazuar në ligjin atnicovid në 24 orët e kaluara Policia ka shqiptuar 1 mijë e 37 gjoba të ndryshme për individ dhe institucione të cilat kanë ra ndesh me ligjin anticovid”, ka thënë Krasniqi për KosovaPress.
Kujtojmë se vendimi i vendimi i fundit i qeveris ndalon hyrje/daljet e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 nga dje deri të hënën në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A