LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Fundjavën po e fillojmë me masa shtesë restriktive anti-COVID

Ahmeti: Fundjavën po e fillojmë me masa shtesë restriktive anti-COVID

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kjo fundjavë fillon me masa shtesë restriktive kundër përhapjes së COVID-19 me vendim të Qeverisë.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rritja e madhe dhe e shpejtë e rasteve e ka rënduar edhe më tej situatën epidemiologjike në vend.

Postimi i plotë i Ahmetit:


“Mirëmëngjesi Prishtinë!
Këtë fundjavë po e fillojmë me masa shtesë restriktive kundër përhapjes së #covid19 me vendim të Qeverisë. Rritja e madhe dhe e shpejtë e rasteve e ka rënduar edhe më tej situatën epidemiologjike në vendin tonë. Të gjithë duhet të jemi më të ndërgjegjshëm, ndaj vetes dhe të tjerëve rreth nesh, andaj ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit.
Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!
Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!
#prishtina, ka shkruar Ahmeti, përcjell Telegrafi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten (dje) e miratoi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja kundër coronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës mori vendim që nga ora 20:00 e ditës së sotme deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së coronavirusit.

Krahas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për masat e veçanta kundër koronavirusit, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mori vendime të veçanta edhe për shtatë komuna të Kosovës – Prishtinën, Fushë Kosovën, Gjilanin, Obiliqin, Gjakovën, Podujevën dhe Shtimen – për ndalimin e hyrje/daljeve të qytetarëve dhe automjeteve private nga sot, ora 20:00, deri të hënën, ora 05:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori