LAJMI I FUNDIT:

Policia me kontrolle rigoroze për ata që duan të hyjnë në Prishtinë

Policia me kontrolle rigoroze për ata që duan të hyjnë në Prishtinë

Për shkak të rasteve në rritje të të prekurve me coronavirus, Qeveria e Kosovës në bashkëveprim me Ministrinë e Shëndetësisë, shpallën për qytetarët masa të reja antiCOVID-19.

Këto masa në kuadër të luftës ndaj epidemisë së koronës, nënkuptojnë ndalesë qarkullimi nga komuna në komunë të qytetarëve të Kosovës me automjete apo në ndonjë formë tjetër.

Kjo ndalesë për komunat e Zonës së Kuqe, ka hyrë në fuqi nga ora 20:00 e kësaj të premte, dhe mbaron secilën ditë të këtij vikendi deri të hënën në ora 5:00 të mëngjesit.


Ndërkaq, pas vendimit, njësiti e policisë janë vendosur në pikat kyçe të hyrjes të Prishtinës, në të cilën po bën kontrolle të vazhdueshme për hyrje-daljet.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka shpjeguar masat e reja kundër covid-19 që kanë hyrë në fuqi sonte.

Ai thotë se qytetarët janë të lirë të dalin pa kufizim dhe se mjafton të mos ketë grumbullim njerëzish.

“Esenca e kësaj është tejkalimi i grumbullimeve të panevojshme që i kemi pa. Rritja e numrit të infeksioneve na ka detyruar që t’i marrim këto masa. Fatkeqësisht në shumë sektorë s’ka pasur disiplinë. Kufizim i lëvizjes së automjeteve dhe të atyre të atyre që nuk janë nga Prishtina vetëm ata që kanë nevoja të punëve të cilat janë te lejuara me masat në fuqi. As nuk mund të hynë e as të dalin deri të hënën në 5 të mëngjesit”, shpjegoi ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që në fundjavë të u ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.

Po ashtu, Qeveria ka vendosur që të fut në karantinë shtatë komuna për: Prishtinën, Fushë Kosovën, Gjilanin, Obiliqin, Gjakovën, Podujevën dhe Shtimen.

Në komunat e lartë cekura ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti: Kosova në udhëkryq, ose të bashkohet me Shqipërinë ose me Serbinë

Analisti: Kosova në udhëkryq, ose të bashkohet me Shqipërinë ose me Serbinë

Lajme
Prokuroria Speciale mban konferencë për media, pritet të ngritet aktakuzë në rastin e Banjskës

Prokuroria Speciale mban konferencë për media, pritet të ngritet aktakuzë në rastin e Banjskës

Drejtësi
Pamje nga vizita e Kurtit në veri - vizita në Leposaviq, dreka në HEB's dhe takimet me qytetarë

Pamje nga vizita e Kurtit në veri - vizita në Leposaviq, dreka në HEB's dhe takimet me qytetarë

Lajme

"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen

Drejtësi
Prizrenasi has në një kuti metali ushtarake - gjenden krehër me municion, plumba dhe granata dore

Prizrenasi has në një kuti metali ushtarake - gjenden krehër me municion, plumba dhe granata dore

Kronika e Zezë
Forumi i Paqes në Pejë, Asllani: Roli jonë është që të parandalojmë konflikte, të ndërtojmë paqe

Forumi i Paqes në Pejë, Asllani: Roli jonë është që të parandalojmë konflikte, të ndërtojmë paqe

Lajme
Kalo në kategori