LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti reagon pas vendimit të Qeverisë për masat kufizuese në fundjavë

Ahmeti reagon pas vendimit të Qeverisë për masat kufizuese në fundjavë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas masave të reja kufizuese që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

Ahmeti ka thënë se mbyllja e bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur është motiv për qytetarët të shkojnë në Tiranë e Shkup, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, ai ka pohuar se nuk ka pasur konsultim mes Qeverisë dhe kryetarëve të komunave për masat e reja.


“Mbyllja e krejt bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur veçse është motiv për qytetarët tonë me ja mësy Tiranës e Shkupi që nuk e kanë gjendjen fare më të mirë se ne.Informimi i kryetarëve të komunave dhjetë minuta para publikimit në media nuk është konsultim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Mbyllja e vendit deri të hënën, Prishtina dhe gjashtë komuna tjera hyjnë në karantinë
Lexo po ashtu Mbyllja e vendit deri të hënën, Prishtina dhe gjashtë komuna tjera hyjnë në karantinë

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që në fundjavë të u ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.

Po ashtu, Qeveria ka vendosur që të fut në karantinë shtatë komuna për: Prishtinën, Fushë Kosovën, Gjilanin, Obiliqin, Gjakovën, Podujevën dhe Shtimen.

Në komunat e lartë cekura ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori