LAJMI I FUNDIT:

Disa nga rastet kur rezultati përfundimtar doli pas më shumë se 100 ditëve, pas Ditës së Zgjedhjeve në SHBA

Disa nga rastet kur rezultati përfundimtar doli pas më shumë se 100 ditëve, pas Ditës së Zgjedhjeve në SHBA

Pas zgjedhjeve të së martës, edhe pse kandidati demokrat Joe Biden është në avantazh ndaj presidentit Donald Trump, deri më tani nuk ka asnjë fitues të qartë.

Siç edhe dihet, Trump ka pretenduar se demokratët po përpiqen të ekzekutojnë mashtrime për të vjedhur zgjedhjet dhe ka premtuar sfida ligjore të cilat mund të shtyjnë më tej një rezultat përfundimtar.

Kjo ka bërë që shumë njerëz të mendojnë se një rezultat përfundimtar do të mund të vonohet jo për pak ditë.


Një rast i tillë ishte edhe në garën midis Al Gore dhe George W. Bush në viti 2000. Rezultati “zbriti” në disa qindra vota në Florida, duke shkaktuar rinumërime që zgjatën me javë.

Zgjedhjet nuk u vendosën derisa Gore të pranonte humbjen pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, 5-4 në favor të Bush, se si do të kryheshin çdo rinumërim i mëtejshëm.

Ky vendim u mor më 12 dhjetor – rreth 35 ditë pasi amerikanët kishin shkuar në votime më 7 nëntor.

Me hapësirat e mëdha të vëmendjes, përfshirë edhe të mediave sociale, hendeku midis Ditës së Zgjedhjeve në SHBA dhe një rezultati këtë vit ka sprovuar durimin e amerikanëve, por zgjedhjet e kaluara kanë shfaqur vonesa edhe më të gjata, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.

Vonesa më e gjatë

Kjo ndodhi pasi amerikanët shkuan në votime më 7 nëntor të vitit 1876, në një garë midis demokratit Samuel Tilden dhe republikanit Rutherford Hayes.

Fillimisht, Tilden fitoi shumicën e votave të popullit si dhe 184 vota të kolegjit elektoral me 165 të Hayes, me 20 vota nga katër shtete të pazgjidhura.

Hayes u shpall fitues me shumicën e Kolegjit Zgjedhor 185-184 – 115 ditë pas ditës së zgjedhjeve.

Vonesa të tjera me mbi 100 ditë

Vonesa e dytë më e gjatë erdhi pas zgjedhjeve presidenciale më 31 tetor 1800, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.

Thomas Jefferson u shpall përfundimisht president pas një balotazhi në Kongres, i cili përfundimisht përfundoi në 17 shkurt 1801 – 109 ditë pas Ditës së Zgjedhjeve.

Një garë tjetër për Shtëpinë e Bardhë përfundoi 106 ditë pas ditës së zgjedhjeve më 26 tetor të vitit 1824.

Një balotazh në Dhomën e Përfaqësuesve përfundoi me John Quincy Adams të shpallur si fitues ndaj Andrew Jackson – më 9 shkurt 1825 – 106 ditë pasi votuan amerikanët.

Sigurisht, çështjet rreth vonesave në zgjedhjet e këtij viti nuk janë të krahasueshme me këto beteja të shekullit të 19-të.

Kjo pasi që zgjedhjet e vitit 2020 kanë përfshirë një rritje të madhe të fletëvotimeve me postë të shkaktuara nga pandemia e coronavirusit, me rregulla të ndryshme numërimi për shtete të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Botë
Si ta shikoni NASA-n të lëshojë anijen më të madhe kozmike drejt hënës oqeanike të Jupiterit

Si ta shikoni NASA-n të lëshojë anijen më të madhe kozmike drejt hënës oqeanike të Jupiterit

Botë
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Kalo në kategori